Kosova23 Shtator 2022, 14:49

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi

Ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, i është vazhduar masa e paraburgimit. Këtë vendim e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou më 19 shtator.

Sipas tij, vazhdon të ekzistojë rreziku që Krasniqi të arratiset dhe të pengojë procedurat.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston një rrezik i moderuar që z. Krasniqi të arratiset, dhe se ekziston rreziku që z. Krasniqi  të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët. të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DhSK-së”, thuhet në vendim, raportoi Betimi për Drejtësi.

Gjykatësi Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Krasniqit se nëse dëshiron të deponojë parashtresa për rishikimin e ardhshëm të paraburgim këtë duhet ta bëj jo më larg se 17 tetori, ndërkaq prokuroria është urdhëruar të kthej përgjigje jo më larg se 24 tetori, ndërsa mbrojtja duhet të kthej përgjigje ndaj parashtresave deri më 31 tetor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ata dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Prishtine Gjykata Speciale në Hagë Jakup Krasniqi

Kosova