Politike17 Nëntor 2022, 12:14

Spiropali publikon foton nga Kuvendi: Ja i paudhi dhe çeta e tij që shitën Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Spiropali publikon foton nga Kuvendi: Ja i paudhi dhe çeta e tij që

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për tensionet në Kuvend gjatë seancës plenare.

Spiropali postoi një foto nga ajo që ndodhi në Kuvend, ku Sali Berisha dhe deputetët e tij  bllokuan foltoren.

 “Ja i paudhi, badigardët dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij të rrudhur, të tkurrur dhe çeta e atyre që shesin Shqipërinë për shtëpinë”, shkruan Spiropali.

Sot  deputetët e Berishës bllokuan foltoren pasi kundërshtonin kohën e diskutimit në lidhje me procesin e integrimit në seancë.

Pas kësaj, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj kërkoi pesë minuta pushim derisa situata të qetësohej.

Debati fillimisht u përqendrua në lidhje me përjashtim për 10 ditë të dy deputetëve, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka.

Deputetët demokratë kërkuan përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tyre ai përdori një gjuhë fyese ndaj opozitës në seancën e mëparshme.

Më pas dy palët u përplasën për refuzimin e kërkesës  së tyre për të pasur një debat me mocion për çështjen e ministres Olta Xhaçka.

Politike Kuvend Spiropali