Politike10 Maj 2022, 13:25

"S'po vendosim kushte", Alibeaj i përgjigjet Spiropalit: S'keni legjitimitet për këtë proces, i keni votat nga 'non gratat'

Shkruar nga Pamfleti
"S'po vendosim kushte", Alibeaj i përgjigjet Spiropalit:

"S'po vendosim kushte", Alibeaj i përgjigjet Spiropalit: S'keni legjitimitet për këtë proces, i keni votat nga 'non gratat'

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli me tone të ashpra sot në Konferencën e Kryetarëve që po zhvillohet për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

“Opozita nuk do të vendosë kushte”, kjo ishte përgjigja e Aliebajt ndaj Spiropalit e cila tha se PS nuk do të pranojë kushte nga opozita. Sipas Alibeajt do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej nga qytetarët, por meqënse kjo nuk është e mundur të paktën duhet të jetë një proces transparent.

Ai tha se PS nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve për këtë proces, pasi i ka marrë votat nga “non gratat”.

“Kush ju tha juve që kemi vendosur kushte? Askush! Pala andej dëgjoni, i kam bërë të qartë në këtë sallë një javë më parë. Ky parlament duhet të zgjedhë  presidentin e shqiptarëve. E mira do të ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, por nuk e kemi këtë mundësinë kushtetuese. Qëndrimi ynë është i tillë, të flasim para shqiptarëve, t’i flasim atyre. Mbas 30 e ca vitesh, të paktën kjo shoqëri të gjej forcën për të thyeje tabu 30-vjeçare, sepse komunizmi është prezent.

Ne i kemi sfidat me shqiptarët. Jo më kot ju thashë javën e kaluar, gjithë ky proces të jetë në shërbim të transaperëncës, duhet të jetë i shtrirë në kohë, shqiptarët të marrin vesh veset e procesit dhe të bien dakord që standardi që do të vendosi për raundin e parë, të jetë një standard të aplikohet së paku në dy raundet e tjera. Nuk keni të drejtë të vendosni kushte, s’keni legjitimitetin e shqiptarëve. Keni vota nga persona non grata.”, tha Alibeaj.

“Opozita s’na vë dot kushte”, Spiropali për Presidentin: Nuk e duam të PS edhe pse kemi marrë shumë pushtet

Politike Elisa Spiropali Enkelejd Alibeaj Non-Grata president