Sport 1 Nëntor 2022, 15:57

“Sport Italia” e bën fakt të kryer, Edi Reja largohet nga drejtimi i kombëtares, një tjetër italian ulet në stolin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
“Sport Italia” e bën fakt të kryer, Edi Reja largohet nga

“Sport Italia” e bën fakt të kryer, Edi Reja largohet nga drejtimi i kombëtares, një tjetër italian ulet në stolin kuqezi

Edi Reja po kalon ditët e tij të fundit si trajner i kombëtares shqiptare dhe miqësorja me Katarin më 9 nëntor mund të jetë sfida e tij e fundit me kuqezinjtë, pasi i përfundon kontrata dhe zërat për pasuesin e italianit sa vijnë e shtohen.

“Sport Italia” raporton se trajneri i ri i kuqezinjve do të jetë sërish një italian dhe bëhet fjalë për Xhixhi Di Biaxhon. Po sipas kësaj gazete thuhet se FSHF-ja është pranë marrëveshjes me ish-teknikun e kombëtares U-21.

Ish-tekniku i Italisë U-21 kishte marrë një ofertë nga Kzenca, por duket se ka preferuar aventurën shqiptare.

Ndër të tjera, “Sport Italia” raporton se ai mund të jetë në pankinën e kuqezinjve në miqësoren me Italinë.

Esclusiva ‼️

Di Biagio vicino alla panchina della nazionale albanese✍?

L’ ex tecnico dell’ U21 affronterebbe la Nazionale maggiore di Roberto Mancini il prossimo 16 novembre a Tirana#sportitalia #albania #nazionale pic.twitter.com/0N6yb5zGUG

— Sportitalia (@tvdellosport) November 1, 2022

Sport Edi Reja trajneri i Kombëtares Shqiptare Xhixhi Di Biaxho