Sport16 Qershor 2024, 15:15

“Kosova është Serbi”, xhindosen mediat në Beograd: UÇK u lejua në stadium në ndeshjen Itali-Shqipëri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është Serbi”, xhindosen mediat në Beograd:

Serbia merr “humbjen” e parë në takimin me Anglinë në "EURO 2024". Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët serbë që të marrin me vete vetëm flamurin zyrtar të Serbisë dhe jo imazhe provokuese të tilla si me hartën e Kosovës.

Në stadium nuk do të lejohen banderola, flamuj apo imazhe të tjera”, lexohet në një deklaratë të Federatës Serbe të Futbollit. Kaq ka mjaftuar që tifozët serbë, por edhe mediat e Beogradit të xhindosen dhe të nisin një fushatë anti-shqiptare.

Ata akuzojnë UEFA-n dhe Gjermaninë organizatore se po përdorin standard të dyfishtë.

Shembull për këtë është ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku në tribuna u panë flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe organizatës terroriste ‘UÇK’”, shkruajnë media të shumta serbe.

"B92" vazhdon me fjalë provokuese dhe ofenduese të drejtim të shqiptarëve. “Ne nuk na lejohet të përdorim p.sh flamurinNuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, e lëre më diçka më “të frikshme”, shkruan kjo media serbe.

@rtvbesa

???????? ???????? ????????

♬ orijinal ses - Televizioni Besa

mediat serbe uçk