Sport 6 Dhjetor 2023, 18:49

Rrezikojnë rënien nga kategoria, tifozët kërcënojnë me vdekje futbollistët, i dërgojnë qese kufomash me fotot e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Rrezikojnë rënien nga kategoria, tifozët

Skena të paimagjinueshme me tifozët e Bahia në Brazil që kërcënojnë me vdekje lojtarët e ekipit në rast se bien nga kategoria.

Skuadra nga Salvadori është në zonën e rënies, një ndeshje para finales. Tifozët kanë dashur të shkundin futbollistët dhe e kanë bërë në mënyrë shumë ekstreme. Konkretisht, ata dërguan çanta kufomash, ku mbi to ishin fotot e futbollistëve dhe pjesëtarëve të ekipit teknik.

Bahia, e cila do të luajë përballë vendit të dytë Atletiko Mineiro, sigurisht që nuk e mban fatin në duart e saj. Përveç fitores, ajo kërkon edhe një “gabim” nga Santos dhe Vasko Da Gama, që janë mbi të, përkatësisht +2 dhe +1 pikë.

bahia skuadra braziliane