Sport25 Korrik 2024, 21:34

Udhëhoqi Shqipërinë në Kampionatin Europian, Berat Gjimshiti bën krenar Atalantën (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Udhëhoqi Shqipërinë në Kampionatin Europian, Berat Gjimshiti

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli Grupin B me 1 pikë në “EURO 2024”. Aventura në Gjermani përfundoi si vend i fundit, edhe pse u tentua surpriza.

Së fundmi klubi italian i Atalantës ka shpërndarë një postim mbështetës për Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është dhe mbrojtësi i tyre, teksa nuk e fshehin krenarinë që ndjejnë.

Gjithmonë krenar për ty”, shkruan Atalanta në rrjetet sociale. Postimi me disa foto të Gjimshitit nga “EURO 2024”.

Berat Gjimshiti i luajti të tri ndeshjet nga minuta e parë.

 

 

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare "euro 2024" atalanata