Ish-portieri i Francës, Bruno Martini është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një ataku kardiak.
Ai zhvilloi 31 ndeshje me kampionët e Botës, teksa nga viti 1999 deri në vitin 2010, ishte trajner i portierëve me ekipin kombëtar të “Gjelave”.
Gjithashtu ai ishte edhe pjesë e dy ekipeve francize, Okser dhe Montepelie, ku zhvilloi 152 ndeshje.
Gjatë kohës që ishte trajner i portierëve, Martini fitoi Europianin me Francën në vitin 2000.