Sport25 Janar 2019, 13:48

Sporti në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Sporti në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

Sporti në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

Mesditën e sotme është ndarë nga jeta Vasillaq Zëri. Ish-lojtari i Dinamos, Shkëndijës dhe Kombëtares Shqiptare humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 66-vjeçare.

Vasillaq Zëri është nderuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) me titulin ‘’Nderi i Futbollit Shqiptar’’.

Ai është konsideruar një nga lojtarët më të mirë sulmues që ka patur futbolli shqiptar.

Me kontribute të jashtëzakonshme në fushën e blertë, por edhe si zyrtar i sektorit të të rinjve në FSHF, Zëri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin shqiptar.

I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi. Përdorues i mirë i të dyja këmbëve, me një vizion periferik të admirueshëm, nuk ka lënë asnjë kundërshtar pa e dribluar.

Një “Mesi” i vërtetë për kohën. Me numrin 9, ndaj Ajax, në “Qemal Stafa”, ishte i pakapshëm, duke i habitur holandezët, që në Amsterdam e pritën si një yll i ardhshëm i tyre. Në Shkodër, ndaj Vllaznisë, në një ndeshje kupe, takimi i dytë, ka shënuar golin më spektakolar në minutën e 119-të, kur dribloi disa kundërshtarë.

Gjashtë takime luajti me kombëtaren: të parin në Tiranë, në miqësoren me Algjerinë, në vitin 1976 (3-0), me trajner Loro Boriçin dhe dy të fundit ndaj Bullgarisë, në “Qemal Stafa” (0-2) me 14 tetor 1981 dhe, në Vjenë, në sfidën e 22 shtatorit 1982, Austri-Shqipëri 5-0, kur trajneri Shyqyri Rreli e hodhi në fushë për të zëvendësuar Agustin Kolën.

Me Kolën, Muçën e Mingën ka qenë në kombëtaren e viteve ‘81-‘82.

Sport