Sport26 Gusht 2022, 20:43

Sportisti 24-vjeçar gjendet i vdekur në apartamanetin e boksierit të njohur, Floid Mejuedhër

Shkruar nga Pamfleti
Sportisti 24-vjeçar gjendet i vdekur në apartamanetin e boksierit

Sportisti 24-vjeçar gjendet i vdekur në apartamanetin e boksierit të njohur, Floid Mejuedhër

Zharret Xhonson është gjetur i vdekur në një apartament të boksierit të njohur Floid Mejudhër në Las Veags.

Mediet amerikane raportojnë se 24-vjeçari dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje. Ai është gjetur i varur në dhomën e ndenjes nga e dashura e boksierit Mejuedhër, Xhejm Lin, e cila është edhe kushërira e Xhonson. Megjithatë ende nuk ka asnjë raport zyrtar për këtë dyshim.

Burime anonime mësohet se i kanë thënë mediave amerikane: “Na u tha se 24-vjeçari Zharrett Xhonson u pa nga një mik, që u shfaq në apartament rreth orës 16:30 më 22 gusht. Miku i tij thirri 911 … por në momentin që policia u përgjigj, Xhonson kishte ndërruar jetë”.

Sipas burimeve, vetëvrasja mund të lidhet me depresionin, që ishte duke kaluar lojtari i futbollit amerikan që kur i vëllai, Xhastis, u vra në vitin 2019, kohë kur Zharret ishte vetëm 18-vjeç.

Sport Floid Mejudhër Zharret Xhonson