alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Standarti i dyfishtë i SPAK/ Për të njëjtin kanal 200 mijë Euro që u prangos Fatos Tushe, Dritan Agolli i FSHZH sajon tender 3.2 milionë Euro

15/06/2022, 9:52
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Standarti i dyfishtë i SPAK/ Për të njëjtin kanal 200 mijë Euro që u prangos Fatos Tushe, Dritan Agolli i FSHZH sajon tender 3.2 milionë Euro

Standarti i dyfishtë i SPAK/ Për të njëjtin kanal 200 mijë Euro që u prangos Fatos Tushe, Dritan Agolli i FSHZH sajon tender 3.2 milionë Euro

O shefat e SPAK, ish-kryebashkiakun po mbani në para-burgim prej 1 viti, jo me akuzën se ka vjedhur apo ka marrë ryshfet, por sepse ka bërë tenderin në gjoja vlerë të madhe dhe ka miratuar verbalisht dosjen, ndërsa për të njëjtin kanal e volum pune, kryeministri Rama dhe “aligatori” i tij në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli (gogoli) i korrupsionit , më 23 qershor 2022 do bëjnë tender me vlerë 16 herë më shtrenjtë

Një tender i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i nxjerr bojën lojës me “anti-korrupsion”, të bërë më 7 korrik 2021 nga Arben Kraja i SPAK e kryeministri Rama, për prangosjen e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, lidhur me tenderin e një kanali.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Ai tender, për SPAK dhe kryeministrin u konsiderua: “I paligjshëm, në vlerë të lartë financiare e me shkelje procedurash” nga kryebashkiaku Fatos Tushe, paçka se u provua që ai nuk kishte vjedhur e nuk kishte marrë ryshfet, por përfundoi në pranga.

Çudi është fakti, se sot pas 1 viti, për të njëjtin kanal në Lushnje e me specifikime të njëjta, drejtori Dritan Agolli (gogoli) i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka shpallur tender tjetër me procedurë të përshpejtuar si afat  kohor e në vlerë disa herë më të lartë se tenderi i parë.

Ja krahasimi: Tenderi që çoi me aq bujë në pranga kryebashkiaun e Lushnjes Fatos Tushe duke e paraqitur si “peshk i madh”, ishte në vlerën 200 mijë Euro dhe ishte zbatuar kontrata në masën 90% të vlerës, me abuzim nga firma n/kontraktore.

Ndërsa tenderi për të njëjtin kanal e volum punësh, që kanë shpallur e do bëjë në 23 qershor  Dritan Agolli, Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është me vlerë 3.2 milionë Euro me TVSH, ose 16 herë më shtrenjtë se tenderi që çoi në burg kryebashkiakun Tushe.

Po e publikojmë këtë fakt, si informacion dhe 4 pyetje logjike mbi bazë prove për SPAK-un, i cili kërkon 5 vite burg për kryebashkiakun Fatos Tushe me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe si provë për Gjykatën e Posaçme, që do vendosë:

– Pse para 1 viti, tenderi i kanalit të Lushnjes u quajt “i paligjshëm si prokurim e me vlerë të lartë 200 mijë Euro”?

– Pse sot, që po bëhet nga Edi Rama i qeverisë dhe Dritan Agolli i FSHZH me vlerë 3.2 milionë Euro për të njëjtin kanal e volum pune, ky tender quhet “i ligjshëm e me fond limit në kosto reale”?

– A do ta tërheqë SPAK-u në seancë gjyqësore, akuzën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe e ai të lirohet?

– Cili quhet “peshk i madh”: kryebashkiaku Tushe, apo drejtori Agolli i FSHZH, që të njëjtin tender po e bënë 16 herë më shtrenjtë?

FAKT/ Zv/kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa që bëri tenderin e kanalit para 1 viti, Edi Rama e kandidoi dhe e votoi për kryetare më 6 mars 2022. Komentet ja të tepërta./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Lumi Vjosa - zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

Lumi Vjosa - zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

Rama dhe Abazoviç shohin nga afër zonat ku ndodhi masakra e luftës, Spiropali "nuk i ndahet" kryeministrit as në Kiev (Video)

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In