
Starton sezoni i ri i Formula 1, Ferrari e nis me “këmbën e mbarë, Leklerk siguron ‘pole position’ në Bahrein
Çarls Leklerk me Ferrarin siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Sakhir, në provat zyrtare të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1. Piloti monegask dha kohën 1’30”558, duke qenë më i shpejti në pistë. Për Leklerk ky është “pole” nr.8 në karrierë.
Në vendin e dytë, me +123 të mijëtat u rendit kampioni i botës në fuqi, Maks Vershtapen me Red Bullin. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua makina tjetër Ferrari, ajo e spanjollit Karlos Sainz. Pra, “kokëkuqja” rilkthehet protagoniste, duke qenë e shpejtë me rregullat e reja.
Më pas u klasifikua meksikani Serxhio Perez me Red Bullin e pas tij britaniku Ljuis Hamilton me Mercedes, i pesti, më shumë se gjysmë sekondi i avashtë krahasuar me Leklerk. Ndërsa makina tjetër Mercedes, ajo e Xhorxh Rasëll, u rendit në vendin e nëntë, larg më të mirëve.
Këto ishin provat e para zyrtare të këtij viti në Formula 1, që konfirmuan rritjen e madhe që ka bërë makina italiane si dhe vështirësitë që ka Mercedes, ende jo e shpejtë. Probleme pati edhe makina MekLaren, jashtë “top-10”, ndërsa mirë u paraqit makina Has si dhe Alonso me Alpine.
CHARLES LECLERC TAKES POLE IN BAHRAIN!
It's pole position number ? of his career ?#BahrainGP #F1 pic.twitter.com/GwXX1CQbFx
— Formula 1 (@F1) March 19, 2022