Politike 6 Tetor 2022, 11:35

Statistikat e krimit/ Salianji ironizon Çuçin: Ardi Veliut jepni një abetare, nuk është për të kontrolluar policët 

Shkruar nga Pamfleti
Statistikat e krimit/ Salianji ironizon Çuçin: Ardi Veliut jepni

Deputeti i PD Ervin Salianji ka ironizuar minstrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në Kuvend, në lidhje me shifrat e dhëna për situatën e kriminalitetit në vend.

“Me këto shifrat po na e kaloni në matematikë. Se deri tani ka mbajtur dikush këtë rekord. Për ju nuk kam dëgjaur të ketë akuza si ka pasur për paraardhësit por që ju flisni njësoj si gjithë paraardhësit tuaj, ja në çdo rast çdo ministër këtë ka thënë që në Shqipëri është situata më e mirë e rendit”.

 Salianji sjolli në vëmendje edhe Ardi Veliun, i cili tashmë do të bëjë vettingun e policisë, duke hedhur akuza në dejtim të tij.

Salianji foli edhe edhe Talo Çelën, duke pyetur ministrin Çuçi pse i shumëkërkuari nuk arrestohet.

“Atij jepini abetare, as letrën e dorëheqjen s’e bën dot pa gabime, tani e çoni që të bëj kontrollin e policëve të thjesht, ju po bëni kontroll tjetër se ju erdhën zgjedhjet. Di gjë se ku e ke Talo Çelo. Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goxho. Po Martinaj? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,.”, tha Salianji.

Politike Ardi veliu Çuçi salianji