Një numër rekord i burrave të moshës mbi 80 vjeç po marrin viagra.
“The Mirror” shkruan se në Britani u lëshuan 182,000 receta vitin e kaluar dhe 5,759 prej tyre ishin mbi 90 vjeç. Madje më i vjetri ishte 99 vjeç.
Shifrat tregojnë se të moshuarit ndiejnë presion për t’u sjellë “sikur të jenë adoleshentë shumë të pjekur”, thotë një profesor i sociologjisë.
Frank Furedi, nga Universiteti i Kentit, tha: “Kultura bashkëkohore dërgon sinjalin se seksi është për jetën. Shumë të moshuar mendojnë se duhet të kenë një jetë seksuale të plotë me çdo mjet të nevojshëm. Ata po bëhen shpejt ‘Viagra e gjeneratës’”.
Sipas tij, kjo vjen pasi shumë të moshuar kërkojnë seks në faqet apo aplikacionet e lidhjeve në internet.