Bota24 Qershor 2022, 14:06

Statusi kandidat për Ukrainën, Lavrov: BE dhe NATO si Hitleri, po përgatisin luftë kundër Rusisë!

Shkruar nga Pamfleti
Statusi kandidat për Ukrainën, Lavrov: BE dhe NATO si Hitleri, po

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov teksa ka komentuar dhënien e statusit të kandidaturës në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, tha se Bashkimi Europian dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë luftë kundër Rusisë.

Duke folur në një konferencë shtypi në Baku, pas një takimi me homologun e tij Azerbajxhan, Jeyhun Bayramov, Lavrov tha se situata i kujton kohën para Luftës së Dytë Botërore, kur Hitleri bashkoi shumicën e vendeve evropiane për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

“Kur Lufta e Dytë Botërore do të fillonte, Hitleri mblodhi shumicën e vendeve evropiane nën flamujt e tij. Tani BE dhe NATO po mbledhin gjithashtu të njëjtin koalicion modern për luftën, dhe në përgjithësi, për luftë me Federatën Ruse. Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën dhe me shumë kujdes”, tha ai.

I pyetur për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë, Lavrov tha se, ndryshe nga NATO, BE-ja nuk është një organizatë ushtarake dhe kështu anëtarësimi në këtë strukturë nuk përbën kërcënim për Rusinë.

Por Lavrov gjithashtu vuri në dukje se Moska ka ndjekur hapat e BE-së dhe dyshon se “politika rusofobike” e bllokut do të shpërbëhet së shpejti.

Bota Lavrov Rusia Statusi i vendit kandidat Ukraina