
Stoltenberg: Do të shkruajmë histori, Maqedonia nënshkruan protokollin për hyrje në NATO këtë muaj
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se në datën 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
29 ambasadorë të vendeve anëtare do të nënshkruajnë protokollin, ku Maqedonia do të mund marrë pjesë në të gjitha “formatet kryesore” të këshillit veriatlantik.
“Më 6 shkurt do të shkruajmë historine: Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, shkruan Stoltenberg në Twitter.
Pas nënshkrimit të protokollit, secili shtet anëtar i NATO-s duhet ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë, procedura mund të zgjas deri në 2 vite, edhe pse pritshmëritë janë se do të përfundojë në fillim të vitit 2020 apo në fund të këtij viti.