Bota10 Janar 2023, 13:56

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën, Putin ka dështuar!

Shkruar nga Pamfleti
Stoltenberg: NATO duhet të rrisë mbështetjen për

Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën. Shefi i NATO-s u shpreh se Vladimir Putin ka dështuar në përpjekjen e tij për të përçarë perëndimin.

“Ne jemi të vendosur ta çojmë bashkëpunimin midis NATO-s dhe BE-së në një tjetër nivel”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar në përpjekjet e tij për të përçarë aleatët perëndimorë për konfliktin në Ukrainë.

Bashkimi Europian dhe NATO nënshkruan të martën në Bruksel, selinë e të dy organizatave, një deklaratë të partneritetit që do të përcaktojë bashkëpunimin mes tyre gjatë viteve në vijim.

Kjo është Deklarata e Tretë e Përbashkët e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit në selinë e Aleancës morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Bota NATO Putin Stoltenberg