
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Azinë se është kërcënuar nga rreziku rus.
Gjatë një takimi me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, ai tha se pas Evropës, Tusia mund të kthejë sytë ndaj vendeve aziatike.
“Pekini po ndjek me vëmendje atë që po ndodh sot në Ukrainë dhe kjo do të mund të influencojë vendimet e ardhshme të tij. Pra, ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”, ka deklaruar Stoltenberg.
Sipas tij, Japonia dhe NATO bien dakord për faktin se siguria ndëratlantike dhe ajo e indo-paqësorit është e ndërlidhur dhe së lufta në Ukrainë nuk është vetëm një sfidë evropiane.
“Kina nuk është armiku ynë, por ajo intimidon fqinjët e saj dhe kërcënon Tajvanin. Ndaj, na duhet ta kuptojmë dhe ta menaxhojmë këtë sfidë”, ka shtuar Stoltenberg.