Bota25 Qershor 2022, 20:22

Stoltenberg telefonon Erdoganin, Ankaraja nuk tërhiqet nga bllokada për Finlandën dhe Suedinë

Shkruar nga Pamfleti
Stoltenberg telefonon Erdoganin, Ankaraja nuk tërhiqet nga bllokada

Presidenti i turk, Recep Tayyip Erdoğan, nuk tërhiqet nga bllokada për Finlandën dhe Suedinë sa i takon anëtarësimit të tyre në NATO. Ai pati një bisedë me kreun e NATO, Jens Stoltenberg, ku u shpreh se Suedia dhe Finlanda duhet të ndërmarrin hapa konkretë kundër terroristëve të PKK/YPG-së, transmeton “Anadolu Agency”.

Në një telefonatë, Erdoğan dhe Stoltenberg diskutuan synimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve e Presidencës së Türkiye-s.

Të dy vendet nordike duhet të angazhohen për heqjen e embargos që është aktualisht në fuqi kundër eksporteve të industrisë turke të mbrojtjes dhe të sigurojnë që nuk do të ndërmarrin asnjë veprim të tillë në të ardhmen, ka thënë Erdoğan.

Stoltenberg tha se kishte një “telefonatë të mirë” me presidentin Erdoğan për të diskutuar aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për në NATO.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë bisedimet në Bruksel dhe Madrid javën e ardhshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Tëitter.

Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt.

Por Turqia, një anëtare e kahershme e NATO-s, ka shprehur kundërshtime ndaj aplikimeve për anëtarësim, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste.

Bota Erdogan Finlande NATO Suedi TURQI