Mançester Sitit është ndalur në barazim në Premier Ligë pas 12 fitoreve radhazi. Ekipi i Guardiolës barazoi 1-1 në fushën e Sauthemptonit të Armando Brojës.
Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Uolker Peteres. I dyti për skuadrën e Sauthemptonit do vinte nga Armando Broja, por goli i sulmuesit shqiptar do anulohej.
Sitizens do barazonin me Laporte në minutën e 65. Pavarësisht përpjekjeve, rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund.
Mançester Siti kryeson kampionatin me 57 pikë, ndersa Sauthemptoni është në mesin e tabelës.