Dokumente/ Aktualisht, Bashkia Tiranë dhe njësitë administrative kanë 1354 nëpunës, kur ligjërisht duhej të kishin 925 nëpunës në total; ndërsa në vitin 2015, Lali Eri e ka gjetur administratën me 724 nëpunës; më 15 dhjetor 2020, vetë komisionerja i kërkon të largojë 7 zyrtarë të lartë që drejtojnë buxhetin, lejet e ndërtimit, tenderët, strehimin, licensat e taksat; të cilët e kanë mbushur moshën e pensionit 5-6 muaj para se të bëhej kontrolli që u ndërpre me urdhër të Bablokut
Në muajin nëntor 2019, pas 4 vitesh e gjysëm sundim të Erjon Veliajt, Komisioneri i Shërbimit Civil, u lejua nga Kryeministri, të bënte kontroll për strukturën organike dhe ligjshmërinë e punësimeve në administratën e Bashkisë Tiranë.
Por 1 javë pas nisjes së kontrollit, me Vendim Nr. 146, datë 20.11.2019, të krye-komisioneres Pranvera Strakosha; kontrolli u ndërpre e nuk rifilloi më.
Argumenti ishte ky: Qysh në momentin e monitorimit parapak nga ekipi i kontrollit, u kostatua se kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, kishte respektuar numrin e punonjësve dhe ligjin për punësimet, rekrutimet provizore e emërimet e drejtorëve me konkurse e sipas diplomimit.
Mirëpo, një raport i Auditit të Ministrisë së Financave i muajit nëntor 2020, fakton të kundërtën e vendimit të Komisionerit të Shërbimit Civil, duke i zbuluar fshehjen e qëllimshme të abuzimeve, që kushtojnë miliona Euro paga, dieta, udhëtime, makina e shpenzime zyrash.
Në raportin e Komisionerit Civil; thuhet se Kryebashkiaku Erion Veliaj, jo vetëm nuk ka punësuar asnjë person më tepër se struktura organike buxhetore e miratuar nga qeveria dhe numri 2% më tepër punësime, si kompetencë e Bashkisë; por çdo punësim dhe emërim e paska bërë me konkurs e sipas profilit arsimor për secilin pozicion pune.
Ndërsa referuar raportit të Ministrisë së Financave, rezulton se administrata qendrore e Bashkisë, njësive administrative e drejtorive të shërbimit, qysh prej datës 1 shtator 2015 e deri në muajin tetor 2019, rezultojnë me 40% nëpunës e drejtues me tepër se ligji.
Ndërsa në raportet e KLSH e DAP, për përputhshmërinë e vendeve të punës me të punësuarit, konstatohet se 80% e zyrtarëve, nëpunësve e inspektorëve në administratën e bashkisë, janë jashtë profilit arsimor e kualifikimit të sektorëve përkatës.
Sipas strukturës aktuale, Bashkia Tiranë dhe njësitë administrative së bashku, kanë gjithësej 1354 nëpunës, kur ligjërisht duhej të kishin 925; ndërsa në vitin 2015, Lali Eri e ka gjetur Bashkinë me 724 nëpunës.
Krahasuar strukturën ligjore me numrin faktik, rezulton se në Bashkinë-Tiranë e njësitë administrative, janë 430 nëpunës tepër, pa harruar Ujësjellësin dhe 18 ndërmarrjet e shërbimeve, ku janë shtuar 35% drejtues, nëpunës e shefa sektorësh mbi organikat e administratave.
Ndërsa Strakosha që drejton Komisionerin e Shërbimit Civil, ndërpreu kontrollin me urdhër nga lart, me këtë ultimatum: – Të përmbyllet procesi i inspektimit të kryer në Bashkinë Tiranë, pasi nuk janë evidentuar parregullsi gjatë zbatimit të ligjit për nëpunësin civil në këtë institucion”.
Sipas ligjit, kontrolli nuk ndërpritet, por kryhet deri në fund dhe bëhet raport konkret i detajuar i cili publikohet në faqen zyrtare të KMSHC; gjë të cilën krye-komisionerja nuk e ka bërë.
Por, sipas informacionit që na ka ardhur në redaksi, mund të jetë hartuar ndonjë raport konfidencial sa për efekt arkive, me të dhëna të “pastra” administrative e penale, për punësimet që ka bërë Lali Eri në zyrat e Bashkisë./Pamfleti