
Strakosha i jep drejtim të ardhmes, portieri kuqezi firmos për katër vite me klubin e Premier Ligës (Video)
Tomas Strakosha është portieri më i ri i skuadrës angleze të Brentfordit.
Gardiani i Kombëtares shqiptare është prezantuar me klubin anglez, për të startuar një aventurë të re në Premier Ligë.
Strakosha do të mbajë veshur për katër vite fanelën e Brentfordit, i cili u afrua me parametër zero, pasi mbylli aventurën me Lacion.
Trajneri i Brentfordit, Tomas Frank u shpreh i lumtur me këtë nënshkrim.
“Jam i kënaqur. Ai ka qenë numri një te Lazio për një kohë të gjatë, gjë që është shumë mbresëlënëse. Ka luajtur në Serie A dhe garat evropiane dhe do ta sjellë atë përvojë me vete” – Tha trajneri Tomas Frank.
Strakosha ka zhvilluar më shumë se 150 paraqitje me Lacion në Serinë A, ndërsa numëron edhe 19 prezenca me Kombëtaren.
✍ Welcome to Brentford, Thomas Strakosha#StrakoshaSigns pic.twitter.com/3mYtapDAql
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 14, 2022