Sport22 Maj 2018, 23:58

Strakosha i shigjetuar gjithandej, por një gazetar italian e merr në mbrojtje

Shkruar nga Pamfleti

Strakosha i shigjetuar gjithandej, por një gazetar italian e merr në mbrojtje

Ndër lojtarët e Kombëtares kuqezi, që ka spikatur më shumë këtë sezon, është dhe portiere Thomas Strakosha, i cili u shndërrua në një lider të skuadrës së Lacios. Në fakt, ndeshja Lacio-Inter ka krijuar një tymnajë të madhe rreth Thomas Strakoshës pasi portieri shqiptar është kryqëzuar nga një pjesë e mediave dhe tifozëve për gabimin në rivënien e topit te momenti i penalltisë së rezultatit të përkohshëm 2-2.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Për t’i dalë në mbrojtje ka menduar gazetari i njohur sportiv italian i rrjetit televiziv “RAI”, Stefano Bizoto, i cili duke folu për një radio romane, ka shpjeguar se portierit shqiptar nuk i duhej vënë faj. “Kritikat për Strakoshën më lënë pa fjalë. Ai është 23 vjeç, për një portier janë shumë pak dhe fenomen në moshën 18 vjeçare ne kemi pasur vetëm një në 30 vitet e fundit, quhet Xhixhi Bufon.

Ka gabime? Sigurisht, gabimet mund të ndodhin, për një portier mbeten më shumë në mendje, por duhet të merret në tërësi në vlerësim situata. Këtë vit, Sirigu ka qenë një ndër më të mirët sa i përket vazhdimësisë, por në grupin e më të mirëve është edhe Strakosha dhe t’i hedhim atij fajin është e tepruar. Ai është një element të cilin duhet ta mbajmë të shtrënguar pas vetes”, ishin fjalët e gazetarit italian. Strakosha me shumë gjasë do të mungojë në dy ndeshjet e radhës miqësore, për shkak të një lëndimi të lehtë por që nuk do të rrezikojë.  /Pamfleti Sport

Sport