Sport 6 Janar 2023, 17:42

Strakosha rikthehet nga dëmtimi, gardiani kuqezi gati të lërë Premier Ligën dhe të huazohet që në merkaton e janarit

Shkruar nga Pamfleti
Strakosha rikthehet nga dëmtimi, gardiani kuqezi gati të

Strakosha rikthehet nga dëmtimi, gardiani kuqezi gati të lërë Premier Ligën dhe të huazohet që në merkaton e janarit

Tomas Strakosha është rikthyer nga dëmtimi që pësoi me Brentfordin pak muaj më parë. Portieri i Kombëtares shqiptare u lëndua në kyçin e këmbës gjatë pritjes së një penalltie ndaj shokut të skuadrës në një seancë stërvitore.

Tashmë ai është i gatshëm 100 % për klubin anglez dhe në ndeshjen e fundit ndaj Liverpulit, ku ekipi i Strakoshës fitoi 3-1, portieri ishte në stol.

Sa i përket aktivizimit, ky është një shqetësim tjetër, pasi Raja nuk ka ndërmend të lëshojë vendin, çka me shumë gjasa do të sjellë një lëvizje në muajin janar.

Ashtu siç u shpreh edhe menaxheri i tij, Strakosha duhet të gjejë një ekip tjetër, pasi nuk ka marrë minuta, ndërkohë në mediat angleze raportohet se portieri mund të huazohet në janar.

Sport Brentford portieri i kombëtares shqiptare Tomas Strakosha