Në numrin e sotëm të Eurasia Review publikohet analiza e Dr Sadri Ramabajës
Në revistën e njohur amerikane e shquar për analiza e opinione që kanë të bënë me geopolitikën dhe diplomacinë, sot ka publikuar analizën e tij me “Strategjia serbe për rikthim në Kosovë” Profesor Sadri Ramabaja, bashkëpunëtori ynë nga Prishtina.
Në analizën e ti, profesor Ramabaja potencon se politika serbe tutje vazhdon ta cilësojë periudhën prej 12 qershorit 1999, kur ndërhyra e trupave të NATOs i jep fund kolonializimit serb të Kosovës, si “paqe e imponuar”, respektivisht “si kohë e mesluftës” që ajo u mund dhe u detyrua t’i largoj trupat nga Kosova, dhe “kohës në ardhje”, që premton kthimin e saj në Fushën e mëllenjave.
Tutje profesor Ramabaja sjell të dhëna relevante të shkencës serbe që dëshmojnë se “nuk ishte vetëm Rusia, shtytësja dhe përkrahësja e Serbisë për zgjerim në hapësirën jetësore shqiptare, që përfshinte edhe projektin për dëbim të popullatës autoktone në qarqet e Nishit, Prokuples, Kurshumlisë, Pirotit, Leskocit, Vrajës… Në këtë plan Serbia kishte edhe mbështetjen e Austrohungarisë, respektivisht koalicionin e Hausburgëve Austro-Hungarez.”
Shtrirja e shtetit serb në territoret shqiptare (1878, 1913) ishte produkt i gjeopolitikës që i dhuroi Serbsë territor të pafund — saktësisht 998 fshatra e 8 qytete, ku shumicën e popullsisë absolute ose të ndjeshme e përbënin shqiptarët.
Krimin që kishte bër Serbia me zgjerimin në jug (1878) do ta përsërisë në shkallë të gjerë e me projekte për shfarosjen e shqiptarëve dy herë gjatë shek.20-të, herën e parë më 1912/13 dhe herën e dytë 1998/1999.
Por, nëse më 1912 ia kishte arritur ta pushtojë komplet ish vilajetin e Kosovës tok me kryeqendrën e tij — Shkupin, madje edhe Sanxhakun e Novipazarit, duke e ndarë më pas atë me Malin e Zi, më 1999 gjeopolitika nuk do të jetë në anën e Beogradit.
Serbia me veriun e Kosovës, duke aplikuar qoftë edhe pjesërisht konceptin e kontrollit efektiv, de afkto ka mbajtur derën hapur për aplikim të nocionit të okupimit në kushte e rrethana më të përshtatshme. Ndërkohë, meqë okupimi ushtarak do të cilësohej si aneksion, akt okupimi, presidenti serb po pregaditë alibinë për një akt të tillë!
Tutje në analizën e tij, profesor Ramabaja potencon se “Aleksandar Vuçiq-i, presidenti serb, ngjashëm si kryeministri armen Nikoll Pashinyan, pretendon të përsërisë sa herë i ipet mundësia për të argumentuar tezën e tij mbi domosdon e ndarjes së Kosovës, duke u bazuar në të ashtuquajturin parim të shkëputjes korrigjuese. Por, kur kjo tezë nuk i konvenon, si në rastin aktual të ndërhyrjes së Azerbajxhanit, ai thirret në sovranitetin e pacenueshëm dhe të drejtën e shtetit për mbrojtje të interesave nacinale! Çështja nuk shtrohet vetëm në përputhje me doktrinën e “shkëputjes përmirësuese” — e cila pretendon se shkëputja mund të pranohet si mjeti i fundit për t’i dhënë fund shtypjes — që po dëshmohet si mit, meqë serbët e veriut dhe përgjithësisht pakica serbe në Kosovë, bazuar në Pakon e Ahtisarit që ju imponua më pas kushtetutës, gëzojnë të drejta që nuk gëzon asnjë minoritet në nivel evropian. Kjo doktrinë në të cilën tashmë kacavirret Beogradi, nuk ka “një themel të fortë teorik në të drejtën ndërkombëtare, dhe në përgjithësi nuk ka asnjë lidhje me “Konflikte të ngrira”, siç janë ata në rajonin post-Sovjetik.”
Në analiz tutje potencohet rreziku permanent që paraqet strategjia serbe në raport me interesat jeëtsore shqiptare. “Serbia përmes dialogut të stërzgjatur (2–11–2020), duke aplikuar qoftë edhe pjesërisht konceptin e kontrollit efektiv në veriun e Kosovës, ka investuar vazhdimisht që në rrethana të përshtatshme të jetë e gatshme ta okupojë veriun. Tani kur marrëveshjet e fshehta me ish presidentin Hashim Thaçi për një simulim të një blic-krige kanë dështuar, presidenti serb i kthehet Nagorni Karabakh-ut si “argument” shtesë dhe alibi e gjetur!
Në fund të analizës së tij, profesor Ramabaja konkludon se: “Në rrethanat e reja që pret Beogradi, disi ngjashëm siç pret krimineli për kthim në vendin e krimit, institucionet e Republikës, parasëgjithash ato të sigurisë dhe mbrojtjes, duhet urgjent të mbarështrojë marrëveshje të karakterit ushtarak në radhë të parë me Republikën e Shqipërisë, por edhe me shtetet mike si SHBA-të, Gjermaninë, Kroacinë, Britanin e Madhe, që në rast sulmi, të përfitojmë me urgjencë mbështetje humane-profesionale, por edhe me armatim të sofistikuar dhe kovencional. Mbrojtja dhe konsolidimi i shtetit të Kosovës prandaj është interes kombëtar. /Pamfleti