Aktualitet13 Maj 2022, 10:38

Strehonin emigrantë në hotel në Tiranë, arrestohen 2 persona; mes tyre një grua

Shkruar nga Pamfleti
Strehonin emigrantë në hotel në Tiranë, arrestohen 2

Strehonin emigrantë në hotel në Tiranë, arrestohen 2 persona; mes tyre një grua

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për “goditjen” e dhënies së ndihmës së emigrantëve për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga 2 persona.

Violeta Kalaj pronarja 59-vjeçare e një ‘hosteli’ është vënë në pranga pasi kishte strehuar 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar se do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.

Në pranga është vënë edhe Artan Frroku 40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.L 24 vjeç.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Policia po punon për kapjen e A. L., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohen gjatë orëve të fundit, 2 operacione policore, të koduara “Camouflage 5” dhe “Hostel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 5” u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, të cilët po bashkëpunonin për të ndihmuar 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit policor të koduar “Hostel”, u arrestua në flagrancë 1 shtetase që strehonte në hotelin e saj, 9 emigrantë, të cilët do t’i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët e paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Camouflage 5” dhe “Hostel”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 5” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. F., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.
Punohet për kapjen e shtetasit A. L., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostel” u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

-V. K., 59 vjeçe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kjo shtetase kishte strehuar në hotelin që administronte, në Laprakë, 9 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar dhënien ndihmë për transportimin e tyre, drejt pikave të kalimit kufitar.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tirana emigrantë hotel strehim Tiranë