Aktualitet24 Tetor 2018, 16:05

Stresi poston foto nga burgu dhe bën paralajmërimin e papritur, thyen rrjetin me mbi 1 milion shikime brenda pak minutave

Shkruar nga Pamfleti

Stresi poston foto nga burgu dhe bën paralajmërimin e papritur, thyen rrjetin me mbi 1 milion shikime brenda pak minutave

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë me emrin Stresi, i cili ndodhet në burg prej disa ditësh, ka gjetur një mënyrë për të komunikuar me fansat e tij.

Pak minuta më parë, Stresi ka postuar një foto në Facebook dhe Instagram, ku tregon se kënga e tij e re, me të cilën u paraqit në “Kënga magjike”, ka marrë më shumë se 1 milionë shikime, ndërsa më tej shkruan: Shihemi së shpejti.

Kujtojmë se reperi është lënë në burg, pas arrestimit në një hotel në Linzë ku iu gjet armë dhe një sasi lënde narkotike, ndërsa është akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që vepron në Tiranë, nën akuzën e ‘Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve’ dhe ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet 'Mami Burg Foto Stresi