Ditën e sotme, anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, ka folur rreth kërkesës së studentëve, për kthimin në auditore.
Bino ka deklaruar se hapja e universiteteve paraqet rrezik të lartë për përhapjen e COVID.
Ajo u shpreh se në shkolla duhet të ketë protokoll sigurie shumë të lartë, që në rastin e studentëve është më i vështirë të zbatohet në krahasim me ato në shkollat fillore dhe të mesme.
Ndër të tjera Silva Bino tha: “Unë kam dëgjuar shumë opinione në lidhje me këtë që thonë që janë hapur kafenetë pse të mos hapen në shkollë. Ai student që do të mësojë mëson nuk rri në kafene. Ajo që është e rëndësishme që në shkolla duhet protokoll sigurie shumë i larte. Dhe jo gjithmonë zbatohet, Ne nuk kemi dashur të rrisim numrat. Shkollat fillore dhe ato të mesme nuk janë vende që mund të shtojnë infektimin sepse mund të binden për të ruajtur masat dhe pas mësimit shkojnë në shtëpi. Vendimi është për t’u diskutuar”.