Aktualitet23 Shtator 2018, 13:20

“Studentet përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit”! Gazetarja e njohur tërbon rrjetin me të vërtetën e hidhur

Shkruar nga Pamfleti
“Studentet përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit”!

“Studentet përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit”! Gazetarja e njohur tërbon rrjetin me të vërtetën e hidhur të komunizmit

Ka nxitur reagime dhe turbullira të shumta një shkrim i gazetares Rudina Xhunga, e cila shkruante: Ishte koha e taragave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit”.

Fjalia e përdorur në titull është shkëputur nga teksti, po vetë shkrimi në fakt nuk fliste për përdhunimet.

E pyetur nga ‘Dita’ se çfarë ka dashur të thotë me këtë fjali gazetarja e njohur u përgjigj se shkrimi në të vërtetë është një fjalim diplomimi dhe titullin ia kanë vendosur portalet që e botuan.

“Asgjë konkrete. S’kam gjë për veten, mua nuk më ndodhi gjë, veç tregova vulën e viteve të para të demokracisë”, ka thënë Xhunga.

Ajo shton se qëllimi ishte të fliste për të ardhmen jo për të shkuarën.

“Po besoj është përdorur për titull. Nuk ka qenë qëllimi im të flisja për kohën nga vija por për kohën ku po shkojmë. Të gjithë ankohen, të gjithë shajmë. Po hajde flasim njëherë. Unë ndalova dhe fola . Asgjë personale, asnjë propogandë. Me studentet u kuptuam. Këtë doja të bëja dhe e bëra”, është shprehur gazetarja.

Aktualitet perdhunime Rudina Xhunga