Aktualitet15 Korrik 2019, 22:09

Studim, ja përse pajisjet Wi-Fi shkaktojnë dëm të pakthyeshëm te sperma mashkullore

Shkruar nga Pamfleti
Studim, ja përse pajisjet Wi-Fi shkaktojnë dëm të

Studim, ja përse pajisjet Wi-Fi shkaktojnë dëm të pakthyeshëm te sperma mashkullore

Nëse prej kohësh po përpiqeni të keni fëmijë dhe nuk keni pasur sukses, përgjigja mund të jetë vetë në xhepin tuaj. Po me të vërtetë. Kumiko Nakata, një studiues nga Japonia zbuloi se valët elekromagnetike nga pajisjet WIFI, si telefonat celularë apo modemat në shtëpi, mund t’u shkaktojnë një dëm të konsiderueshëm spermatozoidëve.

Ne u përpoqëm të vëzhgonim hulumtimet e fundit dhe duam t’i ndajmë ata me lexuesit tanë.

30% e problemeve të fertilitetit vijnë nga meshkujt

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 15% e çifteve në botë kanë probleme kur është fjala për të pasur fëmijë. Dhe të paktën një e treta e problemeve të fertilitetit vijnë nga meshkujt. Sigurisht, infertiliteti i meshkujve vjen prej disa shkaqeve: si një mjedis i keq, stresi, një dietë e varfër, gjenetika etj.

Megjithatë, një gjë e vogël si mbajtja e një telefoni celular në xhep mund të jetë një shkak që do t’ju privojë nga krijimi i një familjeje.

Shkencëtarët japonezë morën mostra nga një grup prej 51 meshkujsh dhe i ndanë në 3 grupe. Ata gjithashtu përdorën një pajisje WiFi, duke përdorur një telefon celular.

Një grup i mostrave nuk u ekspozua ndaj ndonjë routeri WiFi. Grupi i dytë u ekspozua, por kishte një mburojë mbrojtjeje nga WiFi. Dhe grupi i tretë kishte ekspozim të plotë.

Mostrat ishin vendosur relativisht afër pajisjes WiFi, duke mbajtur telefonin celular në xhepin e pantallonave dhe rezultatet u morën një herë në disa kohë.

Sperma dëmtohet pas 2 orësh.

Gjetjet ishin pak të frikshme. Ndërsa ishin nën ndikimin e një sinjali WiFi për 30 minuta vështirë se kishte ndonjë efekt, ekspozimi më i gjatë filloi të shfaqte një ndryshim mbresëlënës.

Pas vetëm 2 orësh shkalla e lëvizjes së grupit të paekspozuar ishte 53.3%, grupi mburojë 44.9%, dhe grupi i ekspozuar vetëm 26.4%. 24 orë më vonë norma e spermës së vdekur për grupin e ekspozuar ishte 23.3% krahasuar me atë 8.4% për mostrat e paekspozuara.

Ne kemi më shumë telefona celularë sesa njerëz.

Statistikat thonë se këto ditë, numri i telefonave celularë aktivë është më i madh se popullsia aktuale botërore, që do të thotë se disa njerëz kanë më shumë se një telefon dhe efekti nga valët e tij mund të jetë tepër serioz për t’u injoruar.

Parandalimi mund të jetë shumë i thjeshtë.

Znj. Nakata specifikoi se studimi konfirmoi se valët elektromagnetike nga pajisjet WiFi janë të sigurta për njerëzit në aspektin e mirëqenies dhe shëndetit. Ndoshta, një zgjidhje e thjeshtë si mbajtja e telefonit në një tavolinë në vend të xhepit do të bëjë një ndryshim për disa familje.

Ku i mbani zakonisht telefonat tuaj celular dhe çfarë mendoni për këtë hulumtim? Ndani mendimin tuaj me ne.

Shendeti ja përse pajisjet Wi-Fi shkaktojnë dëm të pakthyeshëm te sperma mashkullore Studim