alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Studimi/ 4 mijë punonjës të shëndetësisë dhe 2 mijë punonjës të TIK shqiptarë kanë emigruar në Gjermani

27/04/2022, 7:23
ne Sociale
A A
Studimi/ 4 mijë punonjës të shëndetësisë dhe 2 mijë punonjës të TIK shqiptarë kanë emigruar në Gjermani

Studimi/ 4 mijë punonjës të shëndetësisë dhe 2 mijë punonjës të TIK shqiptarë kanë emigruar në Gjermani

Stoku i profesionistëve të TIK që ikën në Gjermani me kontrata pune arriti në rreth 2000 persona në vitin 2020, ndërsa stoku i punonjësve të shëndetësie arriti në 4000 punonjës në të njëjtin vit evidenton studimi ”Si do të ndërveprojë emigrimi i kapitalit njerëzor në tregun e punës në Ballkan” i Fondacionit Europian të Trajnimeve.


-Lexo edhe:

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

Pushimet ditore po bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%

Perspektiva për punësim jashtë vendit po nxit studimet drejt TIK dhe shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nxënësit në këto vende projektojnë emigrimin që në momentin që zgjedhin degët që kërkohen nga tregu europian i punës.

Profesionistët e TIK-ut në Gjermani fitojnë tre herë më shumë se sesa kolegët e tyre në Shqipëri ose dyfishin e nivelit të pagave në Serbi dhe Maqedoni. Të dhënat për Gjermaninë tregojnë se, numri i profesionistëve të TIK-ut nga vendet e Ballkanit rritur më shumë se dyfishi, nga 1,497 që ikën në vitin 2015, në 3,569 punonjës të ikur më 2020.

Vetëm në vitin 2020 ikën nga Shqipëria 500 punonjës të TIK, numri i tyre ishte 6 herë më i lartë se në vitin 2015. Për Maqedoninë e Veriut numri i profesionistëve të rinj të TIK të punësuar në Gjermani korrespondon me 8% të të diplomuarve në TIK mesatarisht në vit. Të dhënat për Bosnjë dhe Hercegovinën në 2018 sugjerojnë që numri i të diplomuarve në TIK është mbi 800, teksa 13% e tyre u zhvendosen në Gjermani ndërmjet 2019 dhe 2020.

Përgjatë 2015 -2020 stoku i punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani është rritur në mënyrë të konsiderueshme bazuar në të dhënat e ofruara nga Agjencia Federale Gjermane e Punës. Punonjësit e shëndetësisë përfaqësohen nga mjekë, infermierë, por edhe profesionistë të tjerë të specializuar shëndetësor si dentistë, farmacistë, ose fizioterapistë.

Stoku i punonjësve të shëndetësisë në Gjermani me origjinë nga Ballkani Perëndimor arriti në 30 mijë persona në vitin 2020, që përfaqësojnë afërsisht 20% të huajve të trajnuar për sektorin gjerman të shëndetësisë. Ky stok u rrit me 2.5 herë nga viti 2015. Ndërsa stoku i profesionisteve shqiptarë të shëndetit në Gjermani u katërfishua, duke arritur në 4,000 mijë të tillë. Më shumë se 16% e punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani janë ‘profesionistë të shëndetit’, të përfaqësuar kryesisht nga mjekë dhe pjesa tjetër përbëhet nga profesionistë të asociuar shëndetësorë, shumica e të cilëve janë infermierë.

Vende të tjera si Sllovenia, Austria, Zvicra, Kroacia, Danimarka dhe Italia të cilat kanë nevojë për profesionistë shëndetësorë nga jashtë kanë punonjës TIK, duke rritur premisat për emigracion nga Ballkani.

Një pjesë e profesionistëve të TIK-ut do emigrojnë, por do të ketë edhe një pjesë të konsiderueshme të profesionistëve të TIK-ut që do të qëndrojnë. Ata mund të punojnë në distancë dhe njëkohësisht mund të mbështesin kompanitë vendase që të adoptojnë ose të lidhen drejt teknologjive të avancuara.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e Bashkimit Europian është rritur me gati 30 mijë persona. Ajo që vihet re qartë është tendenca e re për të ikur drejt Gjermanisë.

Nga 30 mijë persona që kanë arritur të regjistrohen në një vend të BE-së në tre vitet e fundit, rreth 27.3 mijë prej tyre kanë ikur drejt Gjermanisë, duke e çuar numrin në total në gati 77 mijë persona, të tretin pas Italisë e Greqisë për numrin e shtetasve shqiptarë në total që jetojnë në një vend të BE-së./Monitor


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon
Ekonomi

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

01/07/2022, 7:34
Pushimet ditore po bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%
Ekonomi

Pushimet ditore po bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%

29/06/2022, 8:50
Barometri i Ballkanit, shqiptarët të parët në rajon për arsimimin, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla
Sociale

Barometri i Ballkanit, shqiptarët të parët në rajon për arsimimin, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

29/06/2022, 7:23
Ujë me racion në Europë e SHBA, a do jetë kjo e ardhmja?
Bota

Ujë me racion në Europë e SHBA, a do jetë kjo e ardhmja?

26/06/2022, 18:53
Lumi Vjosa - zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar
Sociale

Lumi Vjosa – zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

15/06/2022, 9:52
Si të mbrosh jetën private, në epokën e mediave sociale
Bota

Si të mbrosh jetën private, në epokën e mediave sociale

13/06/2022, 15:40
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ministri gjerman i ekonomisë befason në Varshavë: Gjermania 'shumë pranë' braktisjes së naftës ruse

Ministri gjerman i ekonomisë befason në Varshavë: Gjermania 'shumë pranë' braktisjes së naftës ruse

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland gjatë një dëshmie në Senat më 26 prill 2022.

SHBA godet sërish Moskën: Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë do të dërgohen në Ukrainë

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In