
Studimi nxjerr përfundimet për lidhjen prehistorike të ADN-së midis njeriut dhe qenit
Sipas studimimeve qentë e kanë origjinën nga ujku, edhe pse ata janë cilësuar si miku më i mirë i njeriut. Ky studim mbi kafshët e zbutura kanë dhënë përgjigje se kafshët e zbutura kanë dhënë informacione mbi mënyrën e jetesës dhe se si paraardhësit tanë i ndryshuan këto kafshë. Ky proces na ka krijuar burime lehtësisht të disponueshme të proteinave, të qumështit dhe yndyrës.
Njeriu ka siguruar kafshë që mund ta ndihmojnë të punojë tokën, të ruajë pronën ose të lejojë të udhëtojë më shpejt se me këmbë, sigurisht këto kafshë i kanë dhuruar njeriut edhe shoqëri të vlefshme. Por ende sot mbetet një mister si, ku dhe kur paraardhësit tanë i kanë zbutur këto kafshë.
Hulumtuesit në projektin ‘UnDEAD’, po përpiqen të zbulojnë këtë duke përdorur ADN-në e marrë nga fosilet e kafshëve të egra dhe të zbutura që kanë jetuar mijëra vite më parë. Duke i krahasuar me ADN-në nga kafshët shtëpiake që kemi sot, si qentë, pula dhe derra, ata po fillojnë të krijojnë një pasqyrë se nga vijnë këto kafshë.
“Këto tre kafshë mund të na tregojnë shumë për fillimin e zbutjes dhe shoqërimit që kanë ndryshuar me njerëzit.Qentë ishin kafshët e para që u zbutën, pulat ishin zogjtë më të hershëm që ne kemi dëshmi për zbutje dhe derrat ishin disa nga kafshët më të hershme të fermave të zbutur,“– tha profesor Greger Larson, paleogenetist në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dhe koordinator i projektit ‘UnDEAD’.
Studimi zbuloi se qentë janë zbutur rreth 15,000 vjet më parë.