alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Studimi për buxhetin e pandemisë në Shqipëri, Zëri i Amerikës: Fonde dhe shpenzime të ulëta publike

22/01/2022, 13:15
ne Aktualitet
A A

Shoqata “Së Bashku për Jetën” publikoi në fundjavë një studim, sipas të cilit, Shqipëria është një nga vendet me fondet më të pamjaftueshme buxhetore për pandeminë Covid 19.


-Lexo edhe:

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

SPAK arrestoi policin në Lezhë, Çuçi: Nuk do të ketë kompromis as me punonjësit e rendit

Raporti thekson se, gjatë vitit të parë të pandemisë, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri ishin më të ulëtat në Europë. Studimi i Shoqatës “Së Bashku për Jetën” gjeti se, ndërsa fondet buxhetore për Pandeminë Covid-19 ishin mëse të pamjaftueshme në Shqipëri, rritja e shpenzimeve familjare për shëndetin ishte më e larta në Europë gjatë vitit të parë të pandemisë.

Autorët pohojnë se Pandemia Covid-19 i përkeqësoi edhe më tej pagesat e larta nga portofoli familjar për t’u kuruar nga sëmundjet. Shpenzimet familjare për shëndetin u rritën dukshëm, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2007.

“Shqipëria regjistroi një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë, krahasuar me vendet e tjera të Europës, fakt që dëshmon se burimet e kufizuara mjekësore kanë ndikuar në përkeqësimin e mëtejshëm të pasojave të pandemisë. Gjatë vitit të parë të pandemisë vdekjet u shtuan mbi 26 për qind në raport me mesataren e 4 viteve të fundit” – thotë Denisa Canameti, një nga autoret e studimit.

Studimi thekson që ndonëse Pandemia Covid është më e rënda në 100 vitet e fundit, Shqipëria nuk po ushtron presion të lartë mbi fondet publike shtesë, që duhen në përballimin e krizës shëndetësore.

“Pavarësisht emergjencës pandemike, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë në vitin 2020, u rritën me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore”, – thuhet në raport.

Autorët theksuan se buxheti i shtetit çoi në 9,62 për qind shpenzimet totale për financimin e shëndetësisë në 2020, përfshirë edhe rimbursimin e barnave, ose 0,8 për qind më pak se në vitin 2019, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga viti 2016.

Studimi thekson se sipas Eurostat, shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë vijuan të ishin më të ulëtat në Europë dhe në vitin pandemik 2020, me 297 euro për banor, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 2614 Euro.

Fondi i shërbimeve shëndetësore pati në vitin 2020 një rritje minimale për 6.5 për qind me bazë vjetore, në një vit ku emergjenca mjekësore ishte parësore.

Fondet kryesore të shëndetësisë shkojnë për trajtimin e pacientëve të shtruar në spitale”, por në vitin 2020 ato u rritën 3.7 për qind.

Rënien më të madhe të buxhetit e shënuan vizitat në Kujdesin Shëndetësor Parësor, ndonëse pacientët, që vuanin nga shqetësime të tjera, ngurronin për të shkuar në spitale gjatë periudhës së pandemisë.

Shoqata “Së Bashku për Jetën” theksoi në studim se pandemia Covid e shtoi rrezikun e e barrës së sëmundjeve në të ardhmen, sepse afro 20 mijë persona po vuajnë “Covidin e gjatë”, me dëmtime të mushkërive dhe të sistemit nervor, si dhe çrregullime psikike, që rritën shtrimet në spitalin psikiatrik.

Gjatë pandemisë ndërhyrjet kirurgjikale jourgjente u ulën me 27 për qind, u pakësuan trajtimet për të sëmurët kronikë, thekson raporti, ndërsa reduktimi i kontrolleve për tumoret rrezikon një përkeqësim të gjendjes klinike dhe shtim të vdekjeve edhe pas pandemisë për personat me tumor, probleme në zemër, veshkat dhe hipertension.

Sipas studimit të Shoqatës “Së bashku për Jetën”, Pandemia COVID-19 solli një tronditje të thellë ekonomike për Shqipërinë me kapacitete të dobëta fiskale, dhe pritet të sjellë një rritje të mprehtë të varfërisë ekstreme, në vendin me mundësi të dobëta financiare për më shumë shpenzime në fushën e shëndetësisë./VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina
Aktualitet

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

19/05/2022, 16:36
Aktualitet

SPAK arrestoi policin në Lezhë, Çuçi: Nuk do të ketë kompromis as me punonjësit e rendit

19/05/2022, 14:27
Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe  drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano
Aktualitet

Nga Nuredin Dumani te Erion Alibej, këta janë 18 të arresuarit e operacionit “Golden bullet” nga SPAK

19/05/2022, 13:40
Aktualitet

SPAK operacion të gjerë për arrestimin e krerëve të krimit, Arben Kraja zbardh detajet: Goditëm 8 grupe kriminale

19/05/2022, 13:16
Artur Metani
Aktualitet

Akuzat e Ramës, kreu i ILD-së: Denoncimet për gjyqtarët të mos bëhen në media, por në institucione

19/05/2022, 12:37
Aktualitet

“A keni presion nga politika?”, Xhafaj i drejtohet Artur Metanit: Pritet më shumë nga organet e drejtësisë

19/05/2022, 12:14
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

"8 Janari i hapi sytë të gjithëve", Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

Ndërroi jetë avokati francez i Sali Berishës(!!)

Ndërroi jetë avokati francez i Sali Berishës(!!)

Lajmi i Dites

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03

Lajmet e fundit

Rithemelimi “hedh poshtë” marrëveshjen për Presidentin, Bylykbashi kundër Alibeajt

Rithemelimi kundër marrëveshjes për Presidentin, Bylykbashi sulmon Alibeajn: S’ka tagër të mbledhë deputetët!

19/05/2022, 17:29
Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

19/05/2022, 17:09
Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

19/05/2022, 17:09
Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

19/05/2022, 16:47
Baerbock akuzon Rusinë: Po përdor urinë si armë lufte

Baerbock akuzon Rusinë: Po përdor urinë si armë lufte

19/05/2022, 16:44
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

19/05/2022, 16:36
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #presidenti #negociata  #shqiperia #kryeministri
  • Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një mega-peracion për shkatërrimin e grupeve më të mëdha kriminale në vend. Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit, ku janë shpallur në kërkim dhe janë arrestuar disa persona të përfshirë në trafiqe vrasje, grabitje dhe vepra të rënda kriminale.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #spak #gledisnano
  • Kur e gjetëm foton e Berishës ‘ndë dhè’ mes mbetjeve te Sheratoni, më erdhi në mendje ngjarja e tmerrshme; maj ishte edhe atëherë. Nuk më erdhi në mendje aspak ajo që thonë se ‘…dhe vjen një ditë e i lave haqet, o Sali’. Më erdhi ideja e kohës dhe e kthimit. Sigurisht koha nuk kthehet kurrë pas. Por edhe këtu shkencëtarët që po e kërkojnë ‘fenomenin e pamundur’, kanë lënë një shteg: Koha kthehet si një segment ca sekonda, ose si një ëndërr ku shikohet e ardhmja’, po thonë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti  #frrokçupi #foto #saliberisha #sheraton

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In