
Studimi tregon se vrapimi të shton jetën, ja sa vite më shumë jetojnë personat që bëjnë vrap çdo ditë
Studimet e fundit kanë treguar se vrapimi jo vetëm shërben për të mbajtur formën e trupit, por edhe për zgjatjen e jetëgjatësisë.
Sipas studimit të ri nga Universiteti Shtetëror i Iowas, vrapimi për vetëm një orë mund t’ju zgjasë jetën deri në shtatë orë.
Hulumtuesit pohojnë se vrapimi për 60 minuta në javë është mënyra më efektive për zgjatjen e jetëgjatësisë. Pra, nuk ka fare rëndësi se sa gjatë apo sa shpejtë vraponi, dhe gjithashtu rreziku i vdekjes së parakohshme reduktohet deri në 40 për qind sapo të filloni vrapimin. Në krahasim me këto shifra, ecja dhe çiklizmi e zvogëlojnë atë rrezik me 12 për qind.