Moti i keq me stuhi e reshje shiu ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e Lezhës.
Prej disa orësh 15 fshatra të njësive administrative Dajc dhe Blinisht ndodhen në errësirë dhe ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia në këto zona.
Shkak i kësaj situate janë bërë defektet e shkaktuara nga moti i keq në rrjetin elektrik.