Qeveria e re ne krye me Albin Kurtin duhet me vendosmeri t’i qaset luftës kundër kapjes së shtetit nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit. Është detyrë imediate e Albinit dhe Vjosës, që këtë fitore ta shndërrojnë plotësisht në alternativë zhvillimi dhe progesi
Shkruan Dr Binak Maxharraj, SHBA
Kosova që nga 14 shkurti 2021 ka nisë një rrugëtim të ri drejt ardhmerisë së saj.
Këtë rrugëtim dhe ndryshim të pritshëm për Kosovën, duke ia dhënë gjithë pushtetin VV-s, e bënë me votën e vet votuesit duke e votuar LVV dhe brenda listës së saj, ata të Listës” Guxo” të Vjosa Osmanit. Tok, VV dhe kjo listë e Vjosa Osmanit tashti do të mund te qeverisin të vetëm, apo me ndonjë subjekt fare minor.
Me këtë datë, pra më 14 shkurt, Kosova e shkëputi njëhërë e mire fatin e saj nga një përiudhë e zymtë, e errët, ku shtetin e kishin kapur tmerrësisht keq të korruptuarit, komandantet, të cilët në emer te luftës e katandisën keq shtetin, duke e vjedhur, plaçkitur përmes lidhjes së politikës me krimin e organizuar, por edhe i ndërprenë këmbët kushtëzimeve te Listes Srpska, e cila ishte “kancer” për çdo qeveri me kushtëzimet e saj në dobi të Beogradit.
Fitorja e madhe brilante e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e fundit është një ogur i mirë se Kosova tashmë do të jetë në duar të sigurta, në duar të njerëzve të pakorruptuar, të cilët do të punojnë dhe angazhohen për shtet, e jo për pushtet; që do të angazhohen për ndryshime qenësore për zhvillimin e vendit, e sidomos në luften kundër korrupsionit, ç’kapjen e shtetit nga mafia e koordinuar prej politikanëve të fuqishëm.
Është detyrë imediate e VV dhe Listës së Vjosa Osmanit, që këtë fitore ta shndërrojnë plotësisht në alternativë zhvillimi dhe progesi, te krijojnë projekte, plane dhe programe për kahjet zhvillimore, ekonomi dhe punësim në rritje, angazhim në reforma të mëdha ligjore që për qellim do te kenë shpartallimin e korrupsionit nga të korruptuarit.
E, siç dihet, korrupsioni është një plagë vështirë e shërueshme kudo, e gjithësesi edhe në Kosovë. Në tërësi ka munguar qëllimshëm lufta kundër tij, sepse është e pamundur qe korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohet me të korruptuarit.
Korrupsioni si fenomen ekonomiko-shoqeror në Kosovë i ka rrenjet shumë të thella. Korrupsioni ka nisë që nga lufta kur nga shefat e të ashtuquajturit Shtab i Rognerit, që u katapultua në krye të PDK-së e më pas edhe të Republikës, u keqpërdorën shuma të mëdha parash nga fondi i 3% dhe dhe nga ai Vendlindja thërret.
Këto fonde i ishin dedikuar luftës, por, fatkeqësisht mbi 80% e shumës së mbledhur të parave përfunduan në xhepat e komandantëve te korruptuar dhe drejtuesve të LDK-së, qe nuk u interesonte aq shumë lufta, aq sa ishin përcaktuar për përfitimet e tyre, qoftë edhe në emër të luftës.
Por, gjithësesi korrupsioni mori hov pas luftës, kur po të njejtit komandantë, e liderth politikë, në emër të luftës a në emër të interesave shtetërore, e rrembyen me dhunë pushtetin. Ishte karakteristikë sidomos ajo përiudha e Qeverisë së përkohshme të Hashim Thaçit fill pas luftës, kur këta komandantë rrëmbyen dhe uzurpuan çdo gjë si: dyqane, pompa benzine, banesa, toka etj, madje në emer të luftës, ku gadi në çdo rrugë mund te vëreheshin etiketa te ngjituara nëpër dyer e mure ”Mos e prek – UÇK”.
Përvetësimii pasurisë se Kosovës i akumuluar decenie me radhë filloj gjatë gjithë përiudhës së pasçlirimit, e sidmomos keqpërdorimet më të medha u bënë permes te ashtuquajturit privatizim të pasurisë shtetërore. Çdo shitej – nga fabrikat e deri te gjylpera, madje me çmimin pothajse falas. Kështu, korrupcioni u bë pjësë e pandashme e Kosovës, ku në një anë komandantët e vidhnin pasurin shtetërore, kurse nga ana tjetër shtersat e mëdha të popullsisë varfroheshin ,detyroheshin të ikin nga vendi, për, siç thuhet, një kore buke, ndërkaq kogja do prej tyre edhe benin vetëvresje meqë kishin vështërsi për mbijetesë. Në mesin e tyre kishte edhe shumë luftëtar të lirisë, të cilëve u kishte humbur shpresa për jetë!
Në saje të krejtë kësaj, erdhi deri te pasurimi i një shterese të përbërë kryesisht nga komandantët e luftës, të cilët për një kohë te shkurtët u bënë edhe milioner. Këtë e arritën krejtë kollaj, sepse nuk zbatohëj ligji. Sistemi i drejteësisë ishte i kapur dhe krejtesisht nën kontrollin e tyre: me prokuror dhe gjykatës të korruptuar. Kështu vazhdoi pathuase gjatë gjithë përiudhës së transicionit, ku Kosova mbeti si dele e zezë në rajon, me korrupcionin me të madh.
Korrupcioni, krimi i organizuar lulëzuan aq shumë, sa qe u bë edhe pengesë për zhvillimet e mëtejme të Kosovës.
Korrupcioni ishte edhe pengesë e madhe edhe në integrimet evroantlantike, ku Kosova kritikohj për çdo vit nga raportet e progresit te Departamentit te shtetit ne SHBA dhe në BE, çka u bë edhe pengesa kryesore për liberalizimin e vizave sot e kësaj dite. E rrejtën pupullin se, liberalizimi i vizave do vijë, por si kusht është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Humbi Çakorri si në bisht të sorrës, e liberalizim të vizave nuk ka! Për liberalizimin e vizave fundja, ishte kusht jo Çakorri, por luftimi i korrupcionit, pët çka pushtetarët tanë të korruptuar, as që bënin fjalë!
Madje, ata shkuan aq larg, sidomos së fundmi, në qeverin Hoti, kur mori vendim për shuarjën e Task Forës, e cila sapo kishte nisë te ndërmerr diçka ne këtë drejtim dhe posa filluan, sharra u hasi ne gozhdë, kur hasën ne ndonjë peshk te madh.
Dhe kështu korrupcioni dhe krimi i organizuar në Kosovë mbeti “Thembër e Akilit”, u lidhë nyje, që askush nuk donte ta zgjidhë, sepse aty përmbrenda secili komandant e gjente veten dhe nuk lejonin tu shpërfaqet publikisht faqja e zezë.
Sidoqoftë, vetem pas 21 vitesh pas luftës, kur korrupcioni dhe krimi i organizuar kishin marrë përmasa të pa përballueshme, erdhën zgjedhjet e parakohëshme, në te cilat populli i Kosovës doli ne votime, votoi fuqishëm për ndryshime qensore sistemore, e sidmos duke kërkuar luftimin e korrupcionit dhe krimit te organizuar.
Qeveria e re ne krye me Albinin dhe Vjosën presidente nuk ka alternativë. Ajo duhet me vendosmeri t’i qaset luftës kundër kapjes së shtetit nga të korruptuarit. Është detyrë imediate e tyre që këtë fitore ta shndërrojnë plotësisht në alternativë zhvillimi dhe progesi, të hartoj e ngr projekte, plane dhe programe për kahjet zhvillimore, ekonomi dhe punësim ne rritje, angazhim në reforma të mëdha ligjore, që për qëllim do të kënë shpartallimin e korrupcionit dhe çkapjen e shtetit nga te korruptuarit.
Së pari është e nevojshme që urgjentisht sa për fillim ta këthej Task Forcën, të cilën nën presionin e segmenteve të korruptuar e zhbëri.
Sa me pare të nisë hartimin e ligjeve anti-korrupcion, ku lejohet edhe konfiskimi i pasurisë së paligjëshme. Shpejt dhe në përpikëmëni të fillojë zbatimi I Vettingut, me ç’rast do te pastrohet drejtesia nga njerëzit e korrptuar dhe në shërbim të politikës e pa integritet moral e profesional, si kusht për t’i hyrë luftës së pa kompromisë në luftimin e korrupcionit dhe te krimit te organizuar. Por, megjithatë, me një qendrim dhe vendosmëri edhe institucionale do t’ia dalin ta zhvillojnë një luftë të pakomprimisë me kapësit e shtetit, me te korruptuarit, hajnat dhe plaqkitësit e shtetit, anipse nuk do ta kenë lehtë, por do t’ia dalin, sepse ky është një premtim dhënë votuesve për ndryshime të mëdha dhe se nuk do ta lejojnë veten të deshtojnë në këtë drejtim.
Në këtë luftë të pakompromisë kundër korrupcioni dhe krimit te organizuar qeveria Kurti 2 duhet te kërkojë ndihmë dhe përkrahje nga Amerika dhe BE, duke krijuar togje antikorrupcion, ashtu siç SHBA-të po veprojnë në Shqipëri, ku së shpejti atje do te këtë arresime te mëdha te peshqive te medhënj.
Edhe ne Kosovë do te këtë arrestime të peshqve të medhenj, të cilët duhet te japin llogari para drejtesisë, ashtu siç ka ndodhë edhe në rajon, si bie fjala për korrupcion janë arrestuar dhe denuar edhe kryeministrat (Sanader në Kroaci dhe Grujevski në Maqedonin e Veriut).
Edhe ne Kosovë nuk guxon askush te jetë imun; të gjithë ata që janë të korruptuar, të inkriminuar, do të duhej shpejt e pa humbur shumë kohë të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë. Ata jo tetëm që duhet të përfundojnë në burg, por edhe t’ ju konfiskohet e tërë pasuria e fituar jashtëligjshëm. Kjo është një detyrë immediate e kësaj qeverie. Këtë pres ta bëjë kjo qeveri, sepse nuk ka alternativë tjetër, ani pse lufta me te korruptuarit është e zorshme. Kam shumë shpresë se kësaj betej, Qeveria Kurti 2 do ët triumfoj, do t’ ia dalë, sepse e kanë premtimin e popullit që i votoi, i kanë pas vetes institucionet e drejtësisë së pastruar nga të korruptuarit – prokuror dhe gjyqtarë.