Bota 5 Shkurt 2023, 15:51

Stuhia “Barbara” paralizon Greqinë, mbyllen akset rrugore që lidhin Athinën me Selanikun 

Shkruar nga Pamfleti
Stuhia “Barbara” paralizon Greqinë, mbyllen akset rrugore

Policia greke na njoftuar se ka vënë në zbatim planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë Barbara, e cila ka prekur pjesën më të madhe të territorit helen.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave, reshjet e dendura kanë paralizuar pothuaj tërësisht trafikun në periferinë e Athinës, ndërsa që prej orës 18.00 sipas orës lokale, është urdhëruar ndalimi i qarkullimit të qarkullimit në lagjet veriore të kryeqytetit të vendit.

Me vendim të prefektit të Athinës shkollat e zonave të prekura prej stuhisë së dëborës Barbara do të jenë mbyllur, ndërsa nëpërmjet mesazheve të mbërritura në numrin e emergjencave civile 112 janë njoftuar banorët e Atikës të mos dalin nga banesat e tyre gjatë orëve në vazhdim.

Rajoni #Stuhia “Barbara” Greqi