Beograd, 6 gusht – Komuna e Preshevës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e fshatrave Raincë, Cërroticë, Gornje dhe Shoshajë të Poshtme për shkak të zjarrit pyjor që shpërtheu dje pasdite, lajmëron RTV Vranje, transmeton Pamfleti.
Siç theksohet, banorët nuk janë të kërcënuar, por kafshët që jetojnë në këtë zonë.
Zjarri i madh i cili ka shpërthyer në afërsi të Preshevës, në afërsi të autostradës E-75 në mes të rrugës së vjetër Bujanoc – Preshevë, ende po digjet pranë shtëpive të banuara, kumtoi Trupi koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Po digjen 50 hektarë pyje me pisha, ndërsa RTV Vranje lajmëron se zjarri ka përfshirë pyllin me pisha afër fshatit Cërroticë dhe bar të thatë dhe bimë në shtrirjen ndërmjet fshatrave Raincë dhe Cërroticë.
Zjarrfikësit në terren nga Presheva nuk mund ta shuajnë zjarrin, po presin helikopterin për ta shuar zjarrin nga ajri.