Sport 6 Gusht 2022, 19:05

Suarez e bën “sefte” në Uruguai, gjen golin e parë me Nacionalin pas 16-vitesh (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Suarez e bën “sefte” në Uruguai, gjen golin e parë me

Suarez e bën “sefte” në Uruguai, gjen golin e parë me Nacionalin pas 16-vitesh (Video)

Luis Suarez është bërë protagonist në fitoren 3-0 të Nacional përballë Rentistas në kampionat, ku shënoi një gol dhe humbi një penallti në minutat e fundit të takimit.

Në minutën e 58, uruguaiani gjeti topin pas një krosimi nga goditja e këndit dhe me kokë e dërgoi atë në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 84, ai kishte mundësinë të shënonte një dy-golësh personal, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i parë i Suarezit në rikthimin e tij te Nacional, pas 16-vitesh.

PRIMEIRO GOL DE SUÁREZ AO SEU RETORNO NO NACIONAL!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/30dJDCEEwx

— Emerson Santiago (@emersonfuteboll) August 6, 2022

Sport Luis Suarez nacional sulmuesi uruguaijan