Sport 7 Nëntor 2018, 19:54

Suksesi i radhës, Jorgji tregon se vlen… jashtë Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti
Suksesi i radhës, Jorgji tregon se vlen… jashtë

Ndërkombëtari Enea Jorgji po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij si arbitër. Pasi gjykoi në fazën e grupeve në Ligën e Europës, arbitri elbasanas do të gjykojë edhe në Ligën e Kombeve.

Enea Jorgjit i është besuar ndeshja e Ligës C, Hungari-Estoni, që do të luhet më 15 nëntor. Asistentë të Jorgjit në Hungari janë Ermal Barushi dhe Ridigers Çokaj.

 

Sport enea Jorgji gjyqtari