alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Sulltan” Erdogani, mik i 3 pashallarëve (ar)miq Berisha, Meta, Rama; ja pasuritë e PPP-të që i kanë dhënë mafies turke

17/01/2022, 11:59
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
“Sulltan” Erdogani, mik i 3 pashallarëve (ar)miq Berisha, Meta, Rama; ja pasuritë e PPP-të që i kanë dhënë mafies turke

“Sulltan” Erdogani, mik i 3 pashallarëve (ar)miq Berisha, Meta, Rama; ja pasuritë e PPP-të që i kanë dhënë mafies turke

Në 8 vite pushtet, Edi Rama i ka dhënë bizneseve oligarkike e mafioze turke, të lidhur me grupin dhe familjen Erdogan, 4 koncesione strategjike afro 3 miliardë Euro me tendera e koncesione të tjerë në investime dhe shërbime publike, pa harruar aplikimin e turqishtes si gjuhë e huaj kryesore në arsimin publik të Shqipërisë; ndërsa këtë 17 janar, të përulur me temena para tij,  shpërfilli edhe emrin e përvjetorin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu,  për të cilin po heshtine dhe “atdhetarët” e opozitës

Ditën e hënë, protokolli i ngjarjeve historike shtetërore, la jashtë nderimit ceremonial 554 vjetorin e vdekjes së “Heroit Kombëtar” Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, për shkak se pikërisht në këtë datë, kryeministri Edi Rama sajoi një vizitë nderi për “sulltanin” e ri të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.


-Lexo edhe:

1 vit nga shpallja “non grata” e Saliut/ SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë 30-vjeçare, ka mbi supe krime dhe afera

Analiza/ Çfarë fshihet në të vërtetë pas votës së Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO?

Në Laç, vetëm pak kilometra larg Memoralit të Skënderbeut, kryeministri e ka mbushur këtë qytet dhe krejt Tiranën, me flamujt e Turqisë, si për t’i bërë karshillëk denigrues, Heroit të Kombëtar dhe historisë që ai skaliti 5 shekuj më parë e të tjerë burra kombi pas tij deri më 28 nëntor 1012.

Edhe nëse vizita më 17 janar është caktuar djallëzisht nga Erdogan, kryeministri Rama e pranoi këtë provokim të rëndë anti-kombëtar dukshëm si përdhosje e nënshtrim, por edhe “atdhetarët” Sali Berisha, Ilir Meta e Lulzim Basha, nuk kanë reaguar ndaj këtij skandali shteteror anti-kombëtar.

Nuk kanë frikë, por heshtin sepse 3 kryeministrat Sali Berisha, Ilir Meta e Edi Rama, janë “pashallarët” që kanë plotësuar interesat ekonomiko-politike të Turqisë në Rajon e Shqipëri.

Faktet tregojnë, se 3 (ar)miqtë “pashallarë” të Shqiqërisë, janë miq të “sulltan” Erdoganit; dhe i kanë dhuruar e shitur për “5 kacidhe” bizneseve turke, sektorët ekonomikë e të shëbimeve strategjike të ekonomisë shqiptare, shumica të lidhur me interesat e familjes Erdogan.

Pasurinë e parë ish-Kombinatin Metalurgjik, tashmë të quajtur “Kurum”, Turqisë ia ka dhënë “pashai” Sali Berisha kur ishte President.

Pasuria e dytë strategjike është “Albtelcom”, dhënë grupit mafioz “Çalik Holding”, bërë gati për shitje nga Fatos Nano dhe Sali Berisha, i cili e konsideroi “krim anti-kombëtar”, por pas pazarit me Erdogan në 2005-ën, e finalizoi shitjen me 20% të vlerës faktike.

Pasuria e tretë strategjike, janë 4 HEC-et “Bistrica 1-2”, “HEC-Ulëz” e HEC-Shkopet”, të cilët ish-kryeministri Sali Berisha dhe zëvendësi i tij aleat në pushtet Ilir Meta, në pazar me Erdogan ia shitën firmës mafioze turke “Kurum”, me vlerë 87 milionë Euro, ose vlera e energjisë që këto HEC-e prodhonin në 2 vite.

“Pashai” Ilir Meta, në prill 2001 kur ishte kryeministër, i ka dhuruar për 30 vite koncesionin e minierave të bakrit, grupit mafioz turk “Ber Oner” ku bënë pjesë dhe dhëndri i Erdogan; ndërsa në janar 2017 kur ishte në pushtet me Edi Ramën, ia zgjati afatin edhe 15 vite të tjerë, si dhe licencën e shërbimit telefonik “EAGLE MOBILE”.

“Pashai” Edi Rama, 2 muaj pas uljes në kolltukun e kryeministrit, i ka dhënë firmës “Kurum”, koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit dhe TEC-et “ALBANIAN OIL RAFINERY” në Cërrik e brenda ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Po kështu, “pashai” Edi Rama i ka dhuruar dhëndrit të familjes së “sulltan” Erdoganit, koncesionin e transportit ajror “Air Albania”; i ka dhuruar koncesionin e Aeroportit të Vlorës; koncesionin e  tunelit në Llogara dhe 18 vend-burime nafte e gazi në zonat Patos-Ballsh-Vlorë.

Në 6 vitet e fundit, “pashai” Edi Rama i ka dhënë bizneseve oligarkike e mafioze turke, të lidhur me grupin dhe familjen Erdogan, afro 3 miliardë Euro tendera e koncesione të tjera në investime dhe shërbime publike, pa harruar futjen e turqishtes si gjuhë e huaj kryesore në arsimin publik të Shqipërisë.

Ndërsa “sulltan” Erdgoni, i ka dhënë Shqipërisë spitalin në Fier dhe një lagje banimi në Laç, që paçka se është dhuratë nga taksa e popullit turk, do t’i vendoset emri “Rexhep Taip Erdogan”.

Madje me aq shumë tam-tame e temena nga “pashai” Edi Rama, sa në këtë 17 janar, shpërfilli emrin dhe përvjetorin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, për të cilin po heshtin dhe “pashallarët” Berisha, Meta e Basha./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Anti-Mafia

1 vit nga shpallja “non grata” e Saliut/ SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë 30-vjeçare, ka mbi supe krime dhe afera

19/05/2022, 9:35
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Bota

Analiza/ Çfarë fshihet në të vërtetë pas votës së Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO?

19/05/2022, 7:52
Bota

Dështojnë bisedimet, Turqia bllokon votimin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

18/05/2022, 20:51
Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”
Kryesore

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07
Analiza/ Cinizmi i Putinit, “thikë pas shpine” për Beogradin! Vuçiç e ka kuptuar se Rusia po e tradhton
Kryesore

Analiza/ Cinizmi i Putinit, “thikë pas shpine” për Beogradin! Vuçiç e ka kuptuar se Rusia po e tradhton

18/05/2022, 18:47
Amerikanët s’bashkëpunojnë me 4 Klanet Mafioze, përveç Edi Ramës
Editorial

Amerikanët s’bashkëpunojnë me 4 Klanet Mafioze, përveç Edi Ramës

18/05/2022, 17:36
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Erdogan pritet me muzikë tradicionale turke në Laç, kryebashkiakja Cara: Nuk gjej dot fjalët për mirënjohjen ndaj popullit turk

Erdogan pritet me muzikë tradicionale turke në Laç, kryebashkiakja Cara: Nuk gjej dot fjalët për mirënjohjen ndaj popullit turk

Foto-Turp/ Edi Rama e priti “sulltan” Erdoganin në Rinas, me flamur të madh turk e mini-Flamur të Skënderbeut

Foto-Turp/ Edi Rama e priti “sulltan” Erdoganin në Rinas, me flamur të madh turk e mini-Flamur të Skënderbeut

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Ilustrim nga The New York Times/ Getty Images

“Nëse ekonomistët janë kaq të zgjuar, pse nuk janë të pasur?”

19/05/2022, 11:15

Evi Kokalarit nuk i del inati me injorimin e Pompeos: Berishës nuk i duhet fare ai, ne u argëtuam me blofin e Alibeajt

19/05/2022, 11:05
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Zelensky: Pushtimi i Ukrainës është një gabim katastrofik nga Putin

19/05/2022, 10:58

Vajza e Putinit në një lidhje me “Zelenskyn”, presidenti rus ka një dhëndër me të njëjtin mbiemër si lideri ukrainas

19/05/2022, 10:48

U bë simbol i rezistencës në Mariupol, ushtari ukrainas largohet nga fabrika Azovstal

19/05/2022, 10:17

Lufta/ Rusia po kryen kundërsulme në rajonin e Harkivit, Putin pezullon një komandat të lartë

19/05/2022, 10:16
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Deri para vendimit “non grata”, nuk prekej sepse drejtësia e komanduar prej tij, i shmangej dhe e toleronte, me justifikimin se gjoja nuk kishte akuza, kallëzime e prova, kur arkivat e policisë, prokurorisë e Parlamentit janë të mbushura plotë me kallëzime, akuza, denoncime e prova, kur duhej të ishte futur në burg para shumë vitesh, të paktën për 1 nga 50 krimet dhe aferat që ka bërë gjatë pushtetit 2005-2013…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #nongrata
  • Presidenti turk nuk është i panjohur për retorikën e zjarrtë, veçanërisht në kohën e zgjedhjeve, kur një nxitje në frontin e brendshëm mund të ndihmojë në votime. Turqia shkon në zgjedhje vitin e ardhshëm dhe ekspertët besojnë se gjendja aktuale e ekonomisë – inflacioni rekord dhe një monedhë që ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj vitin e kaluar – do t’i kushtojë Erdoganit në votime.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #erdogan #turqia #presidentiturk
  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In