Bota29 Gusht 2022, 20:39

Sulm me armë brenda një qendre tregtare në SHBA, 3 të vdekur; mes tyre edhe autori

Shkruar nga Pamfleti
Sulm me armë brenda një qendre tregtare në SHBA, 3 të

Sulm me armë brenda një qendre tregtare në SHBA, 3 të vdekur; mes tyre edhe autori

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi me armë zjarri brenda qendrës tregtare në Bend, Oregon.

Mediet e huaja raportojnë se autori filloi të qëllonte në parking përpara se të hynte në një dyqan ushqimor Safeway në qendrën tregtare. Një person u qëllua brenda hyrjes dhe u shpall i vdekur pasi u dërgua në një spital lokal. Policia u njoftua menjëherë nga dëshmitarë të ngjarjes dhe po heton rrethanat e incidentit.

“Policia beson se sulmuesi vazhdoi të qëllonte nëpër dyqan, duke vrarë një person tjetër”, thuhej në raport.

Policia gjeti të vdekur në dyqan edhe një person të tretë, i cili besohet se është autori, edhe pse është e paqartë se kush e ka neutralizuar atë, pasu Policia e Bendit nuk ka qëlluar në vendngjarje.

Departamenti i policisë u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën ku ndodhi sulmi me armë.

Bota SHBA