Bota25 Qershor 2022, 08:38

Sulm me armë në një klub homoseksualësh në Oslo, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Sulm me armë në një klub homoseksualësh në Oslo, 2

Sulm me armë në një klub homoseksualësh në Oslo, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të plagosur nga të shtënat në një klub nate në Oslo.

Mediet e huaja bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur brenda një vendi të frekuentuar nga homoseksualët, ku po zhvillohet Oslo Pride. Ndërkaq, mes të plagosurve ka disa të lënduar në gjendje të rëndë.

“Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar i ngjarjes. “Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua. Të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 në tre lokacione aty pranë, në klubin e homoseksualëve në London Pub, në klubin e xhazit Herr Nilsen dhe në një pikë ushqimi.

Sakaq, policia ka arrestuar një person si i dyshuari kryesor i ngjarjes kriminale. Autorit iu sekuestruan dy armë zjarri, fill pas ngjarjes ndërkohë që tashmë ndodhet pas hekurave.

Gjithçka tregon se ky akt është kryer vetëm nga një person”, tha një zyrtar i policisë në një konferencë për shtyp. ‘Marshimi i Krenarisë’ në Oslo që ishte planifikuar për të shtunën pasdite tashme po shqyrtohet si opsion që të shtyhet nga autoritetet.

Bota #oslo klub homoseksualesh viktime