Bota 1 Janar 2019, 17:04

Sulm me thikë në Mançester, policia dyshon për sulm terrorist

Shkruar nga Pamfleti
Sulm me thikë në Mançester, policia dyshon për sulm

Sulm me thikë në Mançester, policia dyshon për sulm terrorist

Policia britanike thotë se sulmi që la të plagosur tre persona natën e Vitit të Ri në Mançester, mund të ketë qenë akt terrorist.

“Po e trajtojmë si akt terrorist,” tha Shefi i Policisë Ian Hopkins për gazetarët.

Një person i dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është ndaluar nën dyshimet për tentativë për vrasje me paramendim. Ndaj tij nuk janë ngritur ende akuza.

Policia tha se sulmi me thikë në stacionin e trenit Victoria në Mançester po hetohet nga specialistë të anti-terrorizmit dhe se janë të bindur se akti u organizua nga terrorist.

Autoritetet thanë se nuk ka arsye të mendohet se po planifikohen sulme të tjera, megjithatë në rrugët e qytetit janë dërguar patrulla shtesë,

Dy nga viktimat po mjekohen në një spital lokal pas plagëve me thikë. Viktima e tretë, një polic, u mjekua dhe ka dalë nga spitali.(VOA)

Bota