Bota31 Janar 2023, 13:22

Sulme intensive në lindje të Ukrainës, Zelensky: Situata është shumë e vështirë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Zelensky :Pas Khersonit, do çlirojmë Donbasin dhe Krimenë

Rusia ka vazhduar me sulmet intensive, në lindje të Ukrainës ditën e sotme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se situata në terren është “shumë e vështirë” pasi forcat ruse po bëjnë “përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen tonë”.

Inteligjenca britanike tha se rusët kanë nisur një sulm “më të bashkërenduar” në Vuhledar, një qytet minierash qymyri në rajonin e Donjeckut, që është bërë pika e qendrore e betejës për kontrollin e Ukrainës lindore.

Megjithatë, në buletinin e saj të përditshëm më 31 janar, ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Moskës i mungonin numrat për të bërë përparim të dukshëm.

“Ekziston një mundësi që Rusia të vazhdojë të bëjë përfitime të vogla territoriale. Megjithatë, nuk ka gjasa që Rusia të ketë trupa të mjaftueshme të paangazhuara në zonë për të arritur një përparim të rëndësishëm operacional”, tha ministria.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi tri sulme ajrore ruse dhe katër sulme raketash, si dhe më shumë se 60 sulme nga sistemet raketore që synonin vendbanimet ukrainase.

 

 

Bota Lufte Ukrainë. Zelensky