Aktualitet 1 Nëntor 2022, 16:16

Sulme me dronë dhe raketa, Irani kërcënon sërish Shqipërinë: Objektiv kampi i MEK në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin si edhe Shqipërinë.

Në një video të publikuar së fundmi në aplikacionin Telegram, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit duke publikuar edhe foto satelitore të saj.

Në video, paraqiten njëri pas tjetrit objektivat e dronëve dhe raketave të Iranit, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz në Durrës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan.

Shqipëria është vendosur nën objektivin e Iranit pas pranimit të muxhahedinëve të MEK në vendin tonë, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve.

Anëtarët e MEK u larguan nga Iraku në vitin 2016 pasi u përball me kundërshtimin e qeverisë dhe popullit irakian dhe u vendos në Shqipëri siç ishte planifikuar nga SHBA.

Edhe para disa javësh, Irani kërcënoi Shqipërinë, tashmë e shpallur armik nga regjimi i Teheranit.

 “Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”!. Ishte ky  titulli i portalit iranian ‘Front Page’, i cili nëvizon se citon një gazetë shtetërore të qeverisë iraniane.

‘Kapacitetet e dronëve apo raketave të Iranit nuk janë të kufizuara në zonën gjeografike të vendeve fqinje; përkundrazi, Irani gëzon aq shumë aftësi në sektorin e hapësirës ajrore, veçanërisht në fushën e dronëve, saqë mund të synojë lehtësisht bazën e MEK në Tiranë”, shkruante gazeta zyrtare e qeverisë në  Iran.

‘Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin’, shkruan e përditshmja iraniane, cituar nga portali ‘Front Page’.

Gazeta zyrtare e qeverisë përmendi gjithashtu edhe një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit, në të cilën ajo ka theksuar rolin e MEK-së në trazirat e fundit në disa qytete iraniane.

Pas sulmeve kibernetike ndaj shërbimeve shtetërore online në korrik të këtij viti, hakerat iranianë sulmuan edhe sistemin TIMS në vendin tonë.

Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetur edhe nga shtetet aleate, teksa vetëm një ditë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

Aktualitet Irani kërcënime MEK Shqipëria