Aktualitet28 Shtator 2022, 15:30

Sulmet e dhëndrit të Berishës për aferën me kompleksin "Partizani", reagon gazetari: Tarifë suksesi kishte pushtetin e vjehrrit

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet e dhëndrit të Berishës për aferën me kompleksin

Afera me kompleksin “Partizani” ka acaruar familjen Berisha. Sot dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi sulmoi gazetaren Klodiana Lala, e cila u shpreh se skandali me kompleksin është i njëjtë me aferën e inceneratorëve.

Lidhur me këto sulme ka pasur reagime të gazetarëve dhe një ndër ta është gazetari Adriatik Doçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka kujtuar Malltezit se si u shkel ligji për kompensimin dhe kthimin e pronave te ish-pronarët.

Postimi i plotë

Dënoj kërcënimet e dhëndrit zëhollë me 19 kulla të Berishës ndaj koleges Klodiana Lala. Besoj se zonja Lala nuk do të përulet para presionit të mjedisorit, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, mori 35 % të sipërfaqes, duke ndërtuar 19 kulla, një investim me vlerë dhjetëra milionë euro, kur dhëndri zëhollë kishte vetëm 39 mijë euro para të ligjshme të deklatuara.

Tarifa e suksesit ishte pushteti i vjehrrit kryeministër, i cili vuri në rresht shtetin për tjetërsimin e pasurisë publike për llogari të familjes së tij.

Themi tjetërsim, pasi disa dokumente ngrenë dyshime të forta për shpronësim dhe kompensim financiar të familjeve, në vitet 1939 deri në vitin 1943.

Çuditërisht vetëm dokumentet e pronës në fjalë nuk gjenden në Arkivin e Shtetit, i cili është drejtuar nga babai i dhëndrit deri në 1997.

Dhëndri zëhollë ka hapur deri më sot me dhjetëra procese gjyqësore me qëllim për të hequr blozën e korrupsionit dhe të përdorimit të pushtetit të vjehrrit për pasurim privat, ku nuk ka fituar asnjë.

Ata akuzojnë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Britaninë e Madhe për shpifje, për shpalljen non grata si të korruptuar.

Aktualitet Gazetari Doçi kompleks Malltezi Partizani