Politike 3 Nëntor 2022, 09:11

Sulmet e Ramës ndaj Britanisë, Tabaku: Mohimi për emigrantët nuk zgjidh gjë, duhet një strategji urgjente

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet e Ramës ndaj Britanisë, Tabaku: Mohimi për emigrantët

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave britanike dhe sekretares së Brendshme Suella Braverman për emigrantët shqiptarë.

Tabaku thotë se fatkeqësisht largimi i shqiptarëve është fenomen real dhe qeveria duhet të shohë këtë problem para se të hidhet në sulm ndaj Britanisë për politikat e saj.

“Fatkeqësisht largimi i shqiptarëve po ndodh & duhet të merremi me të! Mohimi, sulmi, relativizimi nuk ndihmojnë! Emergjente një strategji e zhvillimit rajonal për zonat më të varfëra, krijimi mundësive ekonomike, rritje e konkurencës dhe ulje e pabarazisë!”, shkruan Tabaku në postimin e saj.

Fatkeqësisht largimi i shqiptarëve po ndodh & duhet të merremi me të! Mohimi, sulmi, relativizimi nuk ndihmojnë! Emergjente një strategji e zhvillimit rajonal për zonat më të varfëra, krijimi mundësive ekonomike, rritje e konkurencës dhe ulje e pabarazisë! pic.twitter.com/N9n0D2bdPk

— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) November 3, 2022

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe se po përdor si ‘kokë turku’ shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

Në një intervistë për BBC, Rama komentoi deklaratat e sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Suella Braverman këtë javë se Britania e Madhe po pushtohet duke theksuar se ato janë deklarata që nxisin ksenofobinë.

“Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program”, shtoi ai.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.

Braverman, e cila tha të hënën se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ka akuzuar gjithashtu shumë shqiptarë për “abuzim me ligjet tona moderne të skllavërisë”.

Javën e kaluar, deputetëve iu tha se 12.000 shqiptarë kishin mbërritur në MB pasi kaluan Kanalin deri më tani këtë vit, krahasuar me 50 në 2020, nga këta 10.000 ishin burra.

Politike emigrantet Rama tabaku