Politike18 Maj 2022, 13:02

Sulmet e Ramës ndaj SPAK-ut, Tabaku: Kjo ndodh sa herë që hetimet shkojnë në drejtimin e duhur

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet e Ramës ndaj SPAK-ut, Tabaku: Kjo ndodh sa herë që hetimet

Deputetja e PD, Jorida Tabaku teksa ka folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ka treguar çfarë fshihet pas sulmeve të kryeministrit Rama ndaj SPAK.

Sipas demokrates, kjo ndodh çdo herë pasi Rama ka ndonjë problem.

Tabaku u shpreh se “pushteti kur nuk të kontrollon dot të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem sulmohet, sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur e unë kam përshtypjen që ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur”.

“Këtu kam disa fjali për të thënë për sulmet politike ndaj SPAK kohët e fundit.
Fatkeqësisht pushteti kur nuk të kontrollon dot të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem sulmohet, sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur e unë kam përshtypjen që ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur.

Ndoshta disa nga institucionet po e bëjnë punën mirë për këtë arsye janë rritur e sulmet politike.

Zoti Manja dua të ngre shqetësimin si deputete e këtij parlamenti, një nga prioritetet e elementet kyç që përmendet në progres raportin është ndarja e politikës nga vendimmarrja e gjyqësorit, mos ndërhyrje në vendimmarrje, mos ndërhyrje në rastin e hetimeve ndaj korrupsionit”, u shpreh Tabaku.

Politike #Tabaku #Rama #SPAK