Politike20 Shtator 2022, 10:40

Sulmet kibernetike/ Yuri Kim: SHBA do ndihmojë Shqipërinë, keqdashësit u përpoqën të minojnë demokracinë!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet kibernetike/ Yuri Kim: SHBA do ndihmojë Shqipërinë,

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka folur për sulmet kibernetike që ndodhën në vendin tonë, pas të cilave fshihet Irani.

E ftuar në aktivitetin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim tha se disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci.

“E dini më mirë se të gjithë ne se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë si aksesi në shërbime. Ka persona që tentojnë të minojnë demokracinë.  SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.

Të gjithë kemi nevojë për partneritete mes qeverive dhe sektorëve privat. Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje”, tha ambasadorja Kim.

Dhoma Amerikane ka organizuar eventin ‘Qytetet Inteligjente’. Eventi dy ditor është zhvilluar në bashkëpunimin me Ambasadën Amerikane.

Politike Yuri Kim